Motorola rikthen telefonin ikonik “Razr” (Video)

Publikuar tek: bota, më 17:44 23-05-2016 Motorola rikthen telefonin ikonik “Razr” (Video)

Në një botë ku telefonat po bëhen gjithnjë e më të mençur, më të mëdhenj dhe me dizajn futuristik, Motorola ka vendosur të rikthejë në treg një nga telefonat më të shitur me palosje “Razr”.

Telefoni ikonik doli për herë të parë në treg në vitin 2004 dhe shumë shpejt u kthye në një prej 10 telefonave më të shitur të të gjitha kohërave. Pavarësisht se tregu në atë kohë dominohej nga Nokia, “Hello Moto” arriti të ketë sukses falë dizajnit të hollë dhe me palosje të telefonit.

Një video e publikuar nga Motorola me titull “06.09.16” hedh dyshimet se telefoni mund të rikthehet, ndoshta i përshtatur me ndryshimet teknologjike. Në video duken disa studentë rreth viteve 2007 që përdorin telefonat e tyre “Razr”.

 

Video është një udhëtim në të kaluarën nostalgjike, por ekspertët e teknologjisë thonë se telefonat me palosje, një prej të cilëve Adele ka zgjedhur ta përdorë në videoklipin e “Hello”, do të dalin sërish në modë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02236795425415
array(1) { ["section"]=> string(50) "motorola-rikthen-telefonin-ikonik-razr-video-41277" }