Motra e Ergi Dinit do e çojë deri në fund ëndrrën e vëllait pas vdekjes tragjike

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:57 24-11-2016 Motra e Ergi Dinit do e çojë deri në fund ëndrrën e vëllait pas vdekjes tragjike

Ergi Dini, vetëm 22 vjeç, u nda nga jeta  dy ditë më parë për shkak të një aksidenti tragjik me motor që i mori jetën edhe shokut të tij të ngushtë Kejdi Halilit.

Ergi la të përfunduara dy këngë, një prej të cilave do të ishte një bashkëpunim me motrën e tij, këngëtaren Barbana Dini. 

Bëhet e ditur  nga gazeta Express se gjithçka ishte gati për të nisur xhirimet, madje mbrëmjen e aksidentit Ergi do të takohej me të motrën për të biseduar për xhirimet e klipit që do të niste gjatë këtyre ditëve. 

Tani që talenti shkodran nuk jeton më, familjarët do të kujdesen që dy këngët e fundit të Ergit, kënga solo dhe bashkëpunimi me Barbanën të publikohen për publikun duke çuar në fund atë që talenti nga Shkodra la në mes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.096240043640137
array(1) { ["section"]=> string(86) "motra-e-ergi-dinit-do-e-coje-deri-ne-fund-endrren-e-vellait-pas-vdekjes-tragjike-60541" }