Mourinho e kërkon me ngulm Hysajn, Manchesteri bën ofertën

Publikuar tek: sport, më 19:57 25-11-2016 Mourinho e kërkon me ngulm Hysajn, Manchesteri bën ofertën

Interesimet për mbrojtësin e kombëtares duket se janë shtuar në numër ashtu sikurse dhe vlera që ofrohet për këtë fundit.

Oferta e radhës vjen nga Manchester United, i cili duket se e ka shumë seriozisht idenë e transferimit të mesfushorit në merkaton e janarit.

Aktualisht mbrojtësi shqiptar është një nga lojtarët më të mirë të Napolit, paraqitja e mirë në thuajse të gjitha ndeshjet, ka tërhequr dhe vëmendjen e Hoze Mourinhos.

Oferta nga United është mjaft e majme, pasi shkon në plot 50 milionë euro, ndërkohë që ekipi anglez është i gatshëm të fusë edhe Mateo Darmian, nëse paratë nuk zgjidhin çështjen.

Kalimi i mbrojtësit shqiptar tek gjigantët anglezë do të ishte një nga surprizat e merkatos së radhës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Federata Italiane zgjedh stadiumin ku do të luhet ndeshja kundër Shqipërisë
Çështja e fondeve të UEFA-s, vazhdon “lufta” mes Partizanit dhe FSHF-së, të kuqtë të vendosur: Do i shkojmë deri në fund! »
Article Logic
Execution time: 0.015192985534668
array(1) { ["section"]=> string(63) "mourinho-e-kerkon-me-ngulm-hysajn-manchesteri-ben-oferten-60700" }