Jose Mourinho mund të jetë tranjeri i ri i Arsenalit. Kjo është “bomba” e publikuar nga Daily Mail bazuar edhe në deklaratat e trajnerit portugez, që thekson se Mourinho mund të jetë pranë largimit nga Chelsea pas rezultateve negative që po regjistron në Premier League.
Shkak për këtë transferim të Mou-t nga Chelsea te Arsenal besohet të jetë dëshira e familjes së trajnerit për të jetuar në Londër.
Megjithatë, fati i portugezit do të vendoset pikërisht në përballjen e ardhshme që skuadra e tij do të ketë ndaj Arsenalit.
Mbetet ende në pikëpyetje qendrimi i drejtuesve të klubit të topçinjve, nëse do të ishin të gatshëm të largonin nga drejtimi i skuadrës veteranin e Arsenal, Arsene Wenger, për ta zëvendësuar me rivalin e tij më të madh, Jose Mourinho-n.