Mozzik sulmohet në skenë, policia: U qëllua me koktej molotov (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:31 28-07-2016

Koncerti që tre artistët e rinj Mozzik, Getinjo dhe Kida ishte duke zhvilluar në një club nate në Podujevë të Kosovës nuk është mbyllur normalisht. Mediat kosovare raportojnë për një incident të ndodhur në fund të spektalit, gjatë kohës që në skenë ishte reperi Mozzik.

Raportohet se një person ka hedhur drejt Mozzik dy koktej molotov dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy fansa të tij, të cilët ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se autor është një tjetër reper, kundërshtar me reperin nga Ferizaj.

Menaxherët e club-it u shprehen se ngjarja ka ndodhur jashtë tij dhe jo në skenë, ndërsa policia ka konfirmuar me anë të një komunikate se incidenti ka ndodhur brenda club-it dhe të plagosur kanë mbetur dy persona. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029260873794556
array(1) { ["section"]=> string(71) "mozzik-sulmohet-ne-skene-policia-u-qellua-me-koktej-molotov-video-48006" }