MPB, Gjebrea: Shkaktari i incidentit në Vorë u arrestua para se Basha të dilte në konferencën e tij

Publikuar tek: politike, më 14:57 19-06-2015 MPB, Gjebrea: Shkaktari i incidentit në Vorë u arrestua para se Basha të dilte në konferencën e tij

Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi sot se policia ka marrë dhe do të marrë masat e parashikuara nga ligji për të garantuar standartet e zgjedhjeve vendore.

Zëvendësministrja e MPB-së, Elona Gjebrea, ka thënë gjatë një delkarate për shtyp se policia ka zbatuar me përpikmëri detyrën në tre incidente të ndryshme, atë në Vorë, Elbasan dhe Mallakastër. Sipas Gjebreas,personi që ishte përfshirë në incidentin e Vorës në një nga shtabet elektorale të selisë blu, ishte arrestuar më parë se Basha të dilte në konferencën e tij.

“Për ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Elbasan, Policia ka kryer me profesionalizëm të plotë të gjitha veprimet proceduriale, duke marrë në pyetje personat që janë dhunuar, apo ata që mund të kenë patur dijeni për incidentin. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe materialet u referuan në Prokurori për kanosje dhe dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, tha Gjebrea.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Albert Çaçi mbyll fushatën me Gjinushin e Priftin: Të sfidojmë presionn e pushtetit
Ambasadori Donald Lu: Shpresoj të shkoni të gjithë për të votuar »
Article Logic
Execution time: 0.01777195930481
array(1) { ["section"]=> string(103) "mpb-gjebrea-shkaktari-i-incidentit-ne-vore-u-arrestua-para-se-basha-te-dilte-ne-konferencen-e-tij-14018" }