MPJ: Refuzuam Komitetin Ekonomik, i kërkuam OSBE Sigurinë dhe të Drejtave e Njeriut

Publikuar tek: politike, më 11:26 22-01-2015 MPJ: Refuzuam Komitetin Ekonomik, i kërkuam OSBE Sigurinë dhe të Drejtave e Njeriut

Ministria e Punëve të Jashtme ka refuzuar marrjen e drejtimit të Komitetit për Çështjet Ekonomike të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim Europian, me kërkesën për të drejtuar një tjetër komitet.

Burime të ministrisë bëjnë me dije se është bërë kërkesë pranë OSBE-së për refuzimin e drejtimit të këtij komiteti dhe kërkesa për t’u drejtuar një komitet tjetër. Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar drejtimin e komitetit për Sigurinë ose atë të të  Drejtave të Njeriut, për shkak të përvojës dhe objektivave ndërkombëtare.

Këshilli i Përhershëm i OSBE-së i ka propozuar ambasadorit të Shqipërisë në OSBE, Spiro Koçi drejtimin e Komitetit për Çështjet Ekonomike, Sociale dhe Ambjentale, por drejtimi i këtij komiteti është refuzuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Kjo çështje është bërë tema e debatit ditën e djeshme në komisionin e Jashtëm parlamentar mes deputetëve Aldo Bumçi , Arta Dade dhe ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushatit. Bumçi ka ngritur shqetësimin e refuzimit, kur Serbia ka kryesimin këtë vit, ndërkohë që Dade ka theksuar se Bushati duhet të thirret në komision për të dhënë llogari për këtë çështje.

OSBE përbëhet nga tre komitete: I sigurisë, i të drejtave të njeriut dhe ai ekonomik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ABUZIMI/ Mimi Kodheli udhëton me helikopter nga Prrenjasi në Tiranë
Çmimi i Naftës/ PD kërcënon bllokimin e rrugëve kombëtare »
Article Logic
Execution time: 0.019070148468018
array(1) { ["section"]=> string(86) "mpj-refuzuam-komitetin-ekonomik-i-kerkuam-osbe-sigurine-dhe-te-drejtave-e-njeriut-1174" }