Mposhten Barcelona dhe United, barazon Chelsea

Publikuar tek: sport, më 18:36 21-02-2015 Mposhten Barcelona dhe United, barazon Chelsea

Nuk ka qënë kjo një javë e mbarë për skuadrat e mëdha të futbollit europian.

Pavarësisht se në letër skuadrat që kishin përballë mund të dukeshin të lehta në fund nuk ka rezultuar kështu. Barcelona është mundur në fushën e saj me rezultatin 0-1 nga ekipi i Malagës, duke bërë një hap fals në rrugën e saj drejt titullit kampion në Spanjë.

Ndeshja është vendosur nga një gol i shpejt, pasi Juanmi që në minutën e 7 ka kaluar skuadrën e tij në avantazh. Pavarësisht përpjekeve të shumta të katalanasve për të barazuar, rezultati ka mbetur i pa ndryshuar.

Edhe në Premier League ka pasur surpriza. Chelsea nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në fushën e saj ndaj modestëve të Burnley. Blutë e Londrës kaluan të parët në avantazh në minutën e 14 me Ivanovic. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte me rezultatin minimal 1-0, vjen edhe kundërpërgjigja e Burnley, ku në minutën e  81 Mee barazon rezultatin duke arritur të marrin një pikë me vlerë për skuadrën e tyre në luftën për mbijetesë.

Manchester United pavarësisht fitoreve të fundit në kampionat ka zhgënjyer duke u mundur në transfertë nga skuadra e Swansea me rezultatin 2-1. Djajtë e kuq shënuan të parët me Herrerën, por nuk ishin në gjendje të ruanin rezultatin duke u ndëshkuar dy herë nga Ki sung Young dhe Shelvey.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raiola: Pogba kushton 100 mln euro
Zhvillohen garat e para të Supermoto 2015 »
Article Logic
Execution time: 0.051368951797485
array(1) { ["section"]=> string(50) "mposhten-barcelona-dhe-united-barazon-chelsea-4056" }