Mposhten Manchester United dhe Napoli, Europa League rinis me surpriza

Publikuar tek: sport, më 23:21 18-02-2016 Mposhten Manchester United dhe Napoli, Europa League rinis me surpriza

Europa League rinis me surpriza në ndeshjet e knock-outit. Fillim me shije të hidhur i 1/16 për skuadra si Manchester United dhe Napolin. Për sa i përket protagonistëve shqiptarë humbasin Taulant Xhaka dhe Elsid Hysaj por jo Besnik Hasi.

Napoli u mposht 1-0 në fushën e vështirë të Villareal duke pësuar një humbje të ngjashme me atë të Juventusit, me skuadrën e Hysajt që pasi luajtëi një ndeshje të mirë u ndëshkua në minutën e 82 me Valdifiorin që bëri nëj faull që mund të evitohej dhe Denis Saurez ndëshkoi Pepe Reinan nga goditja e dënimit.

Manchester United u mposht 2-1 në fushën e Midtjylland me skuadrën angleze që u duk se pati një fillim të mbarë me Memphis Deepay që kaloi skuadrën e Van Gaal në avantazh në minutën e 37, por danezët ekuilibruan para përfundimit të pjesës së parë me  Pione Sisto që ndëshkoi Sergio Romeron, para se Paul Onauchu të kompletonte përmbysjen e vendasve për të vulorus një sukses historik për Midtjylland në Arena Herning.

Bazeli me Taulant Xhakën titullar për 90 minuta u mposht 3-2 në fushën e Saint Ettiene në një ndeshje të pasur me emocione me franzesët që gjetën avantazhin e dyfishtë në Geofrey Guichard falë golave të Mustafa Bayal Sall dhe Kevin Monnet-Pacquet, por zviceranët rikuperuan falë finalizimeve të ish interiostit Walter Samuell dhe penalltisë së shndërruar në gol nga Marc Janko. Gjithsesi Saint Ettiene mundi ta fitonte sfidën falë golit të Bahebeck në minutën e 77.

E nis me këmbën e mbarë Besnik Hasi me Anderlechtin që mposhti 1-0 në Belgjikë Olimpiakosin me golin vendimtar të ndeshjes të firmosur nga Kara Mbodji në minutën e 67 të takimit.

Nuk zhgënjen ndërkohë Borussia e Dortmundit. Ekipi i Tomas Tuchel u imponua 2-0 ndaj Portos në Gjermani me nga një gol për pjesë të shënuar respektivisht nga Lucas Piszcek dhe Marco Reus.

Barazim 1-1 në Artemio Franchi mes Fiorentinës dhe Tottenham, me Spurs që kaluan të parët në avantazh falë një penalltie të realizuar nga Naser Chaldi në minutën e 37 por skuadra e Paulo Sousas gjeti barazimin në minutën e 59 me Bernardeschin dhe madje mund ta kishte fituar ndeshjen por Tottenham rezistoi.

Nuk zhgënjen ndërkohë Sevilla me një 3-0 të pastër ndaj Moldes, dygolëshi i Fernando Llorente dhe finalizimi i Kevin Gameiro në fakt me një këmbë në 1/8 skuadrën andalizuane që i mjafton të menaxhojë këtë avantazh komod në takimin e kthimit.

(Supersport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Champions League, Real Madrid dhe Wolfsburg pranë çerekfinales
Vota e Shqipërisë për kreun e FIFA-s, zbardhen prapaskenat »
Article Logic
Execution time: 0.029447793960571
array(1) { ["section"]=> string(75) "mposhten-manchester-united-dhe-napoli-europa-league-rinis-me-surpriza-32955" }