Mrekulli kuqezi, Balaj "bekon" Shqipërinë në shtëpinë e tij. Shqipëri-Maqedoni 2-1

Publikuar tek: sport, më 13:27 06-09-2016 Mrekulli kuqezi, Balaj

E pabesueshme, por e vërtetë! Një mrekulli kuqezi në "Loro Boriçi" falë prekjes magjike me kokë të Bekim Balajt. Një gol në minutën e 88-të i jep tri pikët Shqipërisë ndaj Maqedonisë, me rezultatin 2-1.

Balaj mrekullon edhe një herë kuqezinjtë pas asaj që bëri një vit më parë në Averio kundër Portugalisë që i dha tri pikët kuqezinjve në ndeshjen e parë Eliminatoret e "Euro 2016".

Përpjekjet e ekipit tonë kombëtar ishin të larta deri në momentin e fundit, ndërsa kundërshtari është mbrojtur në mënyrën më të mirë të mundshme deri në minutën e 88-të kur Balaj shënoi me kokë. Maqedonasit janë përpjekur në maksimum për të frenuar vrullin e kuqezinjve me faulla dhe vonesa duke u shtrirë në tokë. Në një "Loro Boriçi" larg entuziazmit të djeshëm dhe me shumë më pak pjesëmarrje tifozësh, Shqipëria tashmë e mbyll këtë sfidë maratonë kundër Maqedonisë me sukses.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FSHF jep një lajm të mrekullueshëm për ndeshjen Shqipëri-Maqedoni në “Loro Boriçi”
Premtimi i Bekim Balajt pas golit spektakolar në “Loro Boriçi”: S’do ndalem më »
Article Logic
Execution time: 0.017775058746338
array(1) { ["section"]=> string(84) "mrekulli-kuqezi-balaj-bekon-shqiperine-ne-shtepine-e-tij-shqiperi-maqedoni-2-1-52069" }