‘Mu rrënqeth mishi’, Dritan Zagani tregon takimin me Emiljano Nuhun

Publikuar tek: barometri, më 07:59 30-09-2018 ‘Mu rrënqeth mishi’, Dritan Zagani tregon takimin me Emiljano Nuhun

Ish-shefi i antidrogës Dritan Zagani ka folur për lidhjen e tij me Emiljano Nuhun, oficerin e policisë që ka denoncuar përdhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist Rahman Rraja.

 

Gjatë një lidhje telefonike në  Neës 24 Zagani është shprehur se e ka takuar Nuhun vetëm para një jave për ti treguar si të vepronte që të arrinte sigurinë e tij në një shtet të Europë.

Zagani është shprehur se nuk e njihte Nuhun, por e ka ndihmuar pasi ai ka kaluar edhe vet të njëjtën situatë.

Më tej Zagani ka thënë se kur ka takuar familjen e Nuhut ka ndjerë keqardhje për fëmijën e tij 2 vjeçar dhe i ka ftuar ata në shtëpi të hanin ushqim.

“Më shkruajti një ditë, nuk e kisha dëgjuar asnjëherë emrin e tij.

E kam takuar për herë të parë para një jave. Pas një udhëtimi të stërmundimshëm, i rraskapitur, pash fëmijën që ishte dy vjeç i thash hajde te shtëpia ime. Do të të tregoj derën e shtetit.

E kam takuar vetëm njëherë, tani nuk e di ku ndodhet. Janë probleme të sigurisë.

Unë kur kam dëgjuar historinë e atij djali më është rrëqethur mishi, sepse të njëjtën situatë kam kaluar edhe vet. I kam hapur derën i kam dhënë supën që kishte gatuar gruaja për fëmijët e mi.

Lidhjet që thonë aty nuk ekzistojnë, nuk kanë ekzistuar nuk jam paguar nga askush”, u shpreh Zagani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022156000137329
array(1) { ["section"]=> string(71) "mu-rrenqeth-mishi-dritan-zagani-tregon-takimin-me-emiljano-nuhun-136086" }