Muaji i shenjtë i Ramazanit, ku goditën ekstremistët islamikë gjatë këtyre ditëve (HARTA dhe VENDET)

Publikuar tek: bota, më 20:13 05-07-2016 Muaji i shenjtë i Ramazanit, ku goditën ekstremistët islamikë gjatë këtyre ditëve (HARTA dhe VENDET) CNN ben harten e sulmeve terroriste islamike gjate muajit te shenjte te Ramazanit

Rrjeti CNN ka bërë një panoramë të plotë se ku kanë ndodhur sulme terroriste gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Sipas raportimit, deri në ditën e sotme në përfundim të këtij muaji, javët e kaluara kanë qenë të përgjakura nga ekstremistët islamikë që kanë shkaktuar një rrjet të gjatë terrori gjatë këtij muaji. 

Vetëm disa shembuj të akteve barbare: më shumë se 200 të vrarë nga një kamion bombë afër një marketi në Bagdad; 44 persona të vrarë në aeroportin e Stambollit; 23 vetë të vrarë në një kafe në Dhaka, Bangladesh.

Por ndër sulmet më të tmerrshme në simbolin e botës myslimane ishte sulmi në qytetin saudit të Medinës, - vendi ku prehet profeti Muhamed. Një tjetër sulm ndodhi në Arabinë Saudite, ku u vranë katër pjestarë të forcave të sigurisë, jashtë xhamisë së Profetit. Për shumë myslimanë në gjithë botën, kjo ka qenë një “vetë vrasje e Islamit” sic e përcakton edhe Haroon Moghul i qendrës së Politikave Globale.

Sulmet kanë shkaktuar një seri revoltash në rrjetet sociale dhe kanë shtuar masat e sigurisë në botë. Por, sulmi i Medinës, ndoshta ka qenë ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen dhe më shumë hashtagë edhe në rrjetet sociale. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.065130949020386
array(1) { ["section"]=> string(103) "muaji-i-shenjte-i-ramazanit-ku-goditen-ekstremistet-islamike-gjate-ketyre-diteve-harta-dhe-vendet-45621" }