Mulliri 100 vjeçar bio, me panele diellore, tani gjendet te Mrizi i Zanave

Publikuar tek: ekonomi, më 09:30 25-10-2015 Mulliri 100 vjeçar bio, me panele diellore, tani gjendet te Mrizi i Zanave Mulliri 100 vjeçar bio, i vendosur te Mrizi i Zanave

Lokalin Mrizi i Zanave në Fishtë mes Lezhës e Shkodrës thuajse e njohin të gjithë. Madje edhe Altinin, djalin që e menaxhon fermën bio, dhe që ka lënë emigracionin për të punuar në vendin e tij duke hapur një fermë të madhe. Më shumë sesa në Shqipëri, mediat fqinjë në Itali i kanë bërë jehonë.

Madje, ishte një ndër kuzhinierët dhe menaxherët shqiptarë që përfaqësoi Shqipërinë edhe në Expo Milano, pavarësisht fatit të keq të Panairit shqiptar atje, ku dështimi dhe turpi i prezantimit, falë ideve aspak të menduara mirë, nuk ia zbehen punën, por nuk I dhanë publicitetin që do të duhej për eventin, jo për Mrizin e Zanave, në Shqipëri.

Këtë fundjavë, te Mrizi i Zanave në Fishtë ishin mbledhur të gjithë për Patër Gjergj Fishtën, dhe 144 vjetorin e lindjes së tij.

Por pikërisht në këtë periudhë, edhe Mrizi i Zanave ka sjellë një tjetër teknologji: mullirin “bio” që punon vetëm me energji diellore.

mrizi5

“Këtu gjithçka është e mbledhur bio. Prodhimi i zonës, ato që nxjerrim nga kopshti, vera dhe çdo lloj pije e zonës dhe gjithçka të servirura po aq me shije sa edhe ushqimet. Ndaj mendova se edhe miellin me të cilin gatuajmë në lokalin tonë, të jetë i prodhuar bio, me energji diellore” thotë vetë Altini.

Dhe në një qoshe të parkut, është ndërtuar kabina e drurit, ku brenda punon pa ndalim kur ka diell një mulli 100 vjeçar, të cilin Altini thotë se e ka gjetur në fshatin Gojan. Panelet diellore janë të vendosura në krahun e djathtë të kabinës prej druri. Brenda saj, janë vendosur thasët me misër të zonës, dhe mulliri 100 vjeçar vazhdon e punon pa ndalim.

mrizi6

“Pra përfundimisht, miellin e prodhojmë këtu. Qoftë të grurit, qoftë të misrit, e me këtë miell bëhen kulacët që shërbehen në lokalin tonë. Por, ky mulli është një gjë e veçantë, dhe kur e mora vesh e kam kërkuar për ta marrë” thotë Altini.

Nuk do të ndalojë së kërkuari metoda dhe mënyra bio për fermën që ka marrë emër brenda dhe jashtë Shqipërisë, ashtu sikurse do të jetë e vështirë që ta bindësh atë që në rrugën kryesore nacionale të vendosë një tabelë të madhe orientuese.

“Jam kundër tabelave të mëdha. Nuk kam nevojë për një reklamë të tillë. Tashmë këtu vijnë shumë njerëz, dhe sikurse e shihni, edhe pse ende nuk ka filluar fundjava mirë, ka njerëz. Mendoj se duhen gjëra të thjeshta dhe klientët të shohin cilësinë e atyre që bëjmë e prodhojmë këtu” thotë Altini jo pa krenari për atë që ka bërë.

mrizi1

Dhe për të të orientuar te Mrizi i Zanave ka vetëm disa tabela të vogla, në formë shigjetash, prej druri, për të të dhënë orientimin që ti po shkon drejt fermës më të njohur në pjesën veriore të vendit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11960887908936
array(1) { ["section"]=> string(78) "mulliri-100-vjecar-bio-me-panele-diellore-tani-gjendet-te-mrizi-i-zanave-23907" }