Mundësi e artë për turizmin shqiptar, kroçerat braktisin Turqinë, Saranda destinacioni i ri

Publikuar tek: ekonomi, më 17:40 15-12-2016 Mundësi e artë për turizmin shqiptar, kroçerat braktisin Turqinë, Saranda destinacioni i ri Porti i Sarandës

Instagram: @ardit_al

Disa prej linjave turistike me kroçera nga më të fuqishmet në botë, kanë njoftuar për anulimin e udhëtimeve drejt Turqisë gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Dhjetëra kroçera pritet të mos ankorohen në portet e Stambollit apo qytete të tjera turke, ndërsa pasagjerët do të kenë mundësi të vizitojnë ishujt grekë, apo edhe qytetin e Sarandës, raporton Newsbomb.al.

“Cunard”, linja britanike “P&O Cruises” dhe “Holland America”, të gjitha në pronësi të “Carnival Corp.”, kanë bërë të ditura planet për shmangien e porteve Turke në vitin 2017, kjo për shkak të sigurisë.

“Cunard”, ka marrë vendim të heqë Turqinë nga të gjitha intineraret në vitin 2017, pas këshillave nga Zyra e punëve të Jashtme në Komonuelthin e Mbretërisë së Bashkuar, mëson Newsbomb.al.

Kroçera Mbretëresha Viktoria e kompanisë “Cunard” vizitoi vjet qytetin e Sarandës, dhe pritet të mbërrijë sërish në verën e 2017-ës, por megjithatë rreth 40% të prenotuesve janë zhgënjyer nga anulimi i lundrimeve në Turqi.

Tre linja të tjera lundrimi - Norvegjeze, Oqeania dhe Regent, kanë anuluar intineraret që përfshijnë Turqinë në 2017-ën pas shpërthimeve të fundit me bomba pranë stadiumit si dhe atyre në aeroport që shkaktuan 44 të vdekur. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027812004089355
array(1) { ["section"]=> string(95) "mundesi-e-arte-per-turizmin-shqiptar-krocerat-braktisin-turqine-saranda-destinacioni-i-ri-62764" }