Mundi xhudisten e tyre në finale, mediat italiane: Majlinda Kelmendi nën hetim për doping

Publikuar tek: sport, më 20:47 08-08-2016 Mundi xhudisten e tyre në finale, mediat italiane: Majlinda Kelmendi nën hetim për doping

Italianët duket se nuk e kanë kaluar ende faktin që Majlinda Kelmendi mundi Odeta Xhufridan në finale.

Sportistja shqiptare që përfaqësoi Kosovën në Rio fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike një ditë më parë duke mundur xhudisten italine, por mesa duket në disa media italiane kjo nuk është pritur mirë dhe janë hedhur hije dyshimi për doping.

Gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se pas suksesit të arritur të dielën, dyshime bien mbi të për një test anti-dopin që është bërë në Francë në muajin qershor, por që Kelmendi nuk e ka bërë me këshillë të trajnerit të saj, raporton “Panorama Sport”.

Megjithatë, gazeta sqaron se problemet nuk janë të mëdha dhe atletja rrezikon garat vetëm në Francë, dhe se medalja e arit mbetet e paprekshme.

“Nuk është në rrezik medalja e saj olimpike, kështu siç është e destinuar të mbetet e argjendtë medalja e Xhuifridas”, shkruan gazeta.

Kelmendi mundi në gjysmëfinale japonezen Misato Nakamura, e cila vlerësohej si rivalja e saj më e fortë, ndërsa në finale, kaloi një rivale me të cilën është ndeshur shpesh në vitet e fundit, italianen Odete Xhufrida.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit
Xhakën e zë gjumi në autobus, lojtarët e Arsenalit i'a punojnë keq (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.02191686630249
array(1) { ["section"]=> string(93) "mundi-xhudisten-e-tyre-ne-finale-mediat-italiane-majlinda-kelmendi-nen-hetim-per-doping-49161" }