Mungoi në Këshillin Kombëtar të Pd, reagon Berisha: Falsifikatorë dhe hajdutë

Publikuar tek: barometri, më 07:36 21-04-2018 Mungoi në Këshillin Kombëtar të Pd, reagon Berisha: Falsifikatorë dhe hajdutë

Pas lajmit se ai zgjodhi të mos merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi.

Berisha ka publikuar një mesazh të ardhur në rubrikën ‘qytetari dixhital’, ku një punonjës i Ministrisë së Shëndetësisë ka denoncuar procesin e check-up falas. Sipas denoncuesit i gjithë raporti është fikstiv, pasi ministria i ka detyruar të gjithë punonjësit e saj të paraqiten ditën e sotme në ambjentet e institucionit për të kryer procedurat e analizave.

Berisha e ka cilësuar kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu si falsifikatorë dhe hajdutë.

POSTIMI I PLOTË:

Fallsifikatore dhe hajdute!

Ja se si vjedhin bastardet e Bllokut Rama-Nushi me check-upin!

Ndrikull Manastirliu dhe zyrtare te tjere horra ne Ministrine e Shendetesise detyrojne punonjesit te firmosin per check-up fiktiv.
Turp njemije here, turpe shushunja te pangopur!

Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital. sb

“Pershendetje doktor!Jam nje punonjes prane njesive te levizshme te check up shendetesor falas. Sot te gjithe punonjesit e Ministrise se Shendetesise jane detyruar per te firmosur per llogari te check up fiktiv. Listat e detyruara per tu mbushur cdo muaj jane nje realitet i vjeter per ne. Por sot si punonjes shendetesie jam ndier i fyer kur kam pare nenpunes civile qe te detyruar vinin nga shtepia me nje kampion fece dhe urine me vete per te hedhur firmen. Lajmerimi dhe testet sterile ishin shperndare nje dite me pare kundrejt firmosjes. I kemi shtrire punonjesit mbi tavolinat e punes per tu bere ekg.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031767129898071
array(1) { ["section"]=> string(82) "mungoi-ne-keshillin-kombetar-te-pd-reagon-berisha-falsifikatore-dhe-hajdute-117709" }