Mustafa Nano: Vetëm një qeveri e ligë mund të sillet kështu me hallexhinjtë

Publikuar tek: politike, më 13:43 24-09-2015 Mustafa Nano: Vetëm një qeveri e ligë mund të sillet kështu me hallexhinjtë

Analisti Mustafa Nano ka kritikuar masat masat e qeverisë ndaj biznesit të vogël në një shkrim te gazeta “Shqip”, duke sjellë dëshminë e një pronari restoranti i cili shprehet se “vetëm një qeveri e ligë mund të sillet kështu”.

Nano thotë se nëse qeveria vazhdon kështu, ajo do të humbasë pushtetitn.

“Mirë do ishte mirë që hëpërhë qeveria të mos bëhej pedante deri në këtë farë feje e të mo na kërkojë qiqra në hell. Këtu ngjitur me restorantin tim është një dyqan fruta primesk, ku punojnë dy vetë, burrë e grua. Janë të majtë edhe ata.

Dhe e di?

U ka vajtur në majë të hundës me atë të gjatin….

Rraskapiten.

Nuk dinë çfarë janë fundjavat e pushimet.

Çfarë fitojnë?

Fitojnë bukën e gojës…

Nuk u mjaftuaka qeveria që këta janë vetëpunësuar e që nuk kërkojnë asgjë prej saj?

Vetëm një qeveri e ligë s’e ka për gjë t’ua nxijë jetën dy vetëve, burrë e grua, që punojnë ditë – natë, nga e hëna deri të hënën, nga janari deri në janar.

Bizneseve të tilla, që janë me mijëra në Shqipëri, qeveria duhet t’u thotë faleminderit që ekzistojnë, e duhet të bëjë çmos t’i mbajë të mbrojtur prej detyrimit për të shitur me një kupon tatimor”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta kërkon ndihmën e SHBA për hetimin e çështjes së CEZ: Shqiptarëve u ka kushtuar miliona euro
PD publikon dokumentacionin e plotë për skandalin e CEZ: Po kërkohet të manipulohen qytetarët »
Article Logic
Execution time: 0.040888071060181
array(1) { ["section"]=> string(80) "mustafa-nano-vetem-nje-qeveri-e-lige-mund-te-sillet-keshtu-me-hallexhinjte-21570" }