Mustafa takon Metën dhe Bashën, bisedojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Publikuar tek: politike, më 15:47 09-03-2015 Mustafa takon Metën dhe Bashën, bisedojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është pritur në një takim nga kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, me të cilin kanë biseduar për nevojnë e zgjerimit të bashkëpunimit midis dy shteteve.

Bashkëbiseduesit ndanë bindjen e përbashkët se fokusimi i punës së përbashkët në eliminimin e barrierave burokratike dhe në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës i shërben kuadrit më të gjerë të projekteve strategjike të ndërlidhjes rajonale.

Meta u shpreh se sfida e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës, mbetet forcimi ekonomik e social i vendeve tona, dhe në këtë drejtim Shqipëria mbështet avancimin e dialogut dhe implementimin integral të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të japë rezultate të prekshme në terren për qytetarët.

Edhe në takimin me kreun e opozitës Lulzim Basha, kryeministrti Mustafa i është konfirmuar vendosmëria dhe angazhimi i Partisë Dsemokratike dhe opozitës shqiptare për të mbështetur të gjitha nismat që synojnë zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm, ekonomik, institucional, kulturor, tregtar, investimet e ndërsjellta dhe çdo masë tjetër harmonizuese në dobi të rritjes së mirëqenies së qytetarëve të të dy vendeve dhe integrimit sa më të shpejtë në Bashkimin Europian.

Basha ka vlerësuar  progresin e rëndësishëm të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, pjesë e rëndësishme e së cilës ishte dhe marrëveshja e arritur për drejtësinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri: Zyra e shërbimit unik, një mjedis pa korrupsion
PD e Shkodrës: Kushte skandaloze në spital. Pak ditë më parë u shkarkua drejtori »
Article Logic
Execution time: 0.042960166931152
array(1) { ["section"]=> string(75) "mustafa-takon-meten-dhe-bashen-bisedojne-per-zgjerimin-e-bashkepunimit-5367" }