Mustafi dhe Schweinsteiger i japin Gjermanisë tre pikët e para

Publikuar tek: sport, më 21:59 12-06-2016

Gjermania ka bërë detyrën në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian kundër Ukrainës. Dy golat e Shkodran Mustafit në pjesën e parë dhe Bastian Schweinsteiger dy minuta përpara përfundimit të ndeshjes, i ka dhënë kampionëve të botës tre pikët e para.

Në minutën e 19, Mustafi i dha avantazhin gjermanëve, të cilët kishin marrë kontrollin e lojës që në fillimin e saj. Ukraina u përpoq të reagonte, por goditja e Konoplyanka u largua në vijën fatale nga Jérôme Boateng.

Në pjesën e dytë, Ukraina ishte më kërkuese, por goditjet e tyre u bllokuan disa herë nga Neuer. Në minutën e 92, Schweinsteiger vuloi gjithçka duke shënuar golin e dytë. 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040988922119141
array(1) { ["section"]=> string(68) "mustafi-dhe-schweinsteiger-i-japin-gjermanise-tre-piket-e-para-43298" }