Muzeu Historik Kombëtar çel ekspozitën “Hello, my name is Tirana” në Bukuresht (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 09:48 23-04-2018 Muzeu Historik Kombëtar çel ekspozitën “Hello, my name is Tirana” në Bukuresht (FOTO) Ekspozita

Më datën 20 prill, Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu i Bukureshtit organizuan ekspozitën “Hello, my name is Tirana”.

Kjo ekspozitë u çel ora 18.00 në Pallatin Suţu, në Bukuresht. Pallati Suţu në Bukuresht është një nga godinat më të rëndësishme të kryeqytetit rumun dhe një muzeum ku organizohen ekspozitat më prestigjoze të Rumanisë.

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Rumani, Ilir Tepelena, drejtori i Muzeut të Bukureshtit, Adrian Majuru, si edhe shumë personalitete të Bashkisë së Bukureshtit dhe artit e kulturës rumune. Gjithashtu ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite e përshëndeti edhe sopranoja dhe Atasheu Kulturor në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Rumani, Arlinda Morava, duke mbajtur koncertin me titull "Parfum de primăvară", së bashku me Bucharest Ladies Cuartet.

Kjo ekspozitë u realizua nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu i Bukureshtit, në kuadrin e shkëmbimeve reciproke, pas nënëshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit midis dy muzeumeve në vjeshtën e vitit të kaluar në Tiranë. Ekspozita ka si synim në paraqitjen e saj e memories historike të Tiranës përmes fototve të objekteve arkeologjike si mozaiku i Tiranës apo dhe godinave të ndryshme institucionale përmes viteve si dhe ndryshimet në pejzazhin arkitektonik përmes kohës. “Ekspozita Hello my name is Tirana” është një mundësi më tepër për publikun rumun për të njohur kryqytetin shqiptar dhe pa dyshim që do shërbejë si një ftesë e hapur dhe grishëse për të vizituar Shqipërinë. .

“Hello, my name is Tirana” është cilësuar si një ekspozitë e veçantë, e cila nëpërmjet një panorame prej 40 kuadrosh, bën të njohur për këdo, shqiptar e të huaj bashkë, historinë e një kryeqyteti. Publiku i kryeqytetit rumun, por dhe më gjerë se kaq, do ketë mundësinë të njohë aspekte të ndryshme të zhvillimit të qytetit më të madh të shqiptarëve, nëpërmjet pamjeve ku shihet jo vetëm infrastruktura dhe urbanistika në zhvillim, por dhe ana etno-kulturore e një populli.

 Ekspozita “Hello, my name is Tirana” me 40 fotografitë e saj në bardh e zi, do të qëndrojë e hapur deri më 13 maj 2018.

 

 

Ekspozita.jpg

ekspozita-3.jpg

ekspozita-4.jpg

ekspozita-6.jpg

ekspzoita-5.jpg

ekspozita-8.jpg

Ekspozita-2.jpg

Ekspozita-1.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fati i anijes spanjolle me florinj, kush është shqiptari pjesë e deligacionit të Unesco-s që do i tërheqin vëmendjen Kolumbisë
Sot dita ndërkombëtare e librit dhe e së drejtës së autorit, vajza e Lasgushit: Shqipëria noton në një absurd »
Article Logic
Execution time: 0.020778894424438
array(1) { ["section"]=> string(87) "muzeu-historik-kombetar-cel-ekspoziten-hello-my-name-is-tirana-ne-bukuresht-foto-117941" }