Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë mirëpret 1500 vizitorë brenda 2 javësh (Fotot)

Publikuar tek: kulture-art, më 08:52 22-10-2016 Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë mirëpret 1500 vizitorë brenda 2 javësh (Fotot)

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë ka mirëpritur vetëm në dy javët e para pas çeljes së tij rreth 1500 vizitorë vendas e të huaj.

 Me rikthimin e shkëlqimit në një godinë të re që siguron jo vetëm parametra bashkëkohore teknologjike, sigurie, konservimi e ruajtje por edhe një formë të veçantë e befasuese të ekspozimit të ikonave Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është kthyer në një nga qendrat më të bukura e referuese të artit e trashëgimisë kulturore shqiptare duke ngjallur interes teë madh për vizitorët nga vendi e bota.

Tetë mijë objekte, nga të cilat rreth 6500 ikona, koleksioni i objekteve prej guri, prej metalesh të çmuar, druri të gdhendur, letre apo tesktili, që përbëjnë fondin e çmuar të këtij Muzeu ekspozohen në një mënyrë krejt të re që ruan frymën e mistikes dhe promovon në rend kronologjik zhvillimin e të mjeshtërisë ikonografike në Shqipëri.

 Muzeu i Artit Mesjetar është i veçantë përsa i përket numrit të madh të mjeshtërve, autorë të ikonave, me rreth 10 mjeshtër të ikonografisë.

 Në godinën e re të muzeut janë ekspozuar rreth 400 ikona, nga të cilat 250 ikona i prezantohen publikut për herë të parë.

14803234_10155282148398765_940161332_o.jpg14812857_10155282148418765_833929291_o.jpg14787012_10155282148523765_384046243_o.jpg14787689_10155282148528765_1046564090_o.jpg14786895_10155282148358765_430434362_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fotot tragjike/ Teatri “Migjeni” bosh kur interpretohet “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumit, denoncimi i gazetarit
Prokurori dhe ish-kryepolici Ahmet Prençi shkon kundër profesionit, Mustafaj rrëmben mikrofonin: Guxoj ta them me plot gojë... »
Article Logic
Execution time: 0.046869039535522
array(1) { ["section"]=> string(91) "muzeu-kombetar-i-artit-mesjetar-ne-korce-mirepret-1500-vizitore-brenda-2-javesh-fotot-57026" }