Muzikanti i jep alarmin Nikollës: Shikoni si janë katandisur dorëshkrimet dhe literatura e muzikës shqiptare (SKANDALI ME MJESHTRIN TISH DAIJA)

Publikuar tek: kulture-art, më 16:23 07-11-2016 Muzikanti i jep alarmin Nikollës: Shikoni si janë katandisur dorëshkrimet dhe literatura e muzikës shqiptare (SKANDALI ME MJESHTRIN TISH DAIJA)

Kompozitori dhe pianisti Miron Kotani i bën një apel shtetit për gjendjen në të cilën janë katandisur dorëshkrimet dhe literatura e muzikës shqiptare.

Kotani denoncon me dëshpërim faktin skandaloz: në këtë 90-vjetor të mjeshtrit Tish Daija nuk ka ende një vepër muzikore të botuar, në një kohë që për të duhej të ishte e plotë, e sistemuar dhe botuar tashmë gjithë vepra e tij.

REAGIMI I PLOTË I MIRON KOTANIT:

Apel Shtetit Shqiptar, Institucioneve kulturore më në Krye Ministrinë e Kulturës, por dhe një apel për Ministrine e Arsimit sa vijon:- Muzika shqiptare drejt zhdukjes ! - Shikoni në ç'gjendje mjerane janë katandisur e po kantandisen dorëshkrimet dhe literatura e Muzikes Shqiptare. Në këtë 90 vjtor te lindjes së Mjeshtrit Tish Daija sot ende nuk kemi nje vepër muzikore të botuar nga ky mjeshtër i madh kur duhet të ishte e plotë e sistemuar dhe e botuar e gjithë krijimtaria e tij dhe e autorëve kompozitore të shquar shqiptar. Si mund të bëhet edukimi muzikor në shkolla pa pasur asnje gje te botuar nga literatura muzikore shqiptare? Deri kur do u mohojme brezave njohjen me muziken e vendit te tyre? Kjo kulturë është vlerë, pasuri kombëtare dhe trashëgimi e rrallë e kultures muzikore.Pse të gjitha institucionet heshtin dhe asnjë media nuk e ngre këtë shqetësim madhor kombëtar??? M.Kotani.

vir.jpg

vir1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çipajt, nga i ati isopolifonist i madh te i biri drejtor policie: Të gjithë me polifoninë (FOTOT)
A e dinit se kjo ndërtesë gjigante ndodhet në Shqipëri? Ja për se funksionon (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.025460958480835
array(1) { ["section"]=> string(146) "muzikanti-i-jep-alarmin-nikolles-shikoni-si-jane-katandisur-doreshkrimet-dhe-literatura-e-muzikes-shqiptare-skandali-me-mjeshtrin-tish-daija-58695" }