Mynyr Koni mbështet studentët: Shpreh indinjatën e thellë për veprimet e papërgjegjshme të policëve

Publikuar tek: aktualitet, më 23:25 11-01-2019 Mynyr Koni mbështet studentët: Shpreh indinjatën e thellë për veprimet e papërgjegjshme të policëve Mynyr Koni

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, ka mbështetur studentët të cilët prej dy ditësh janë ngujuar në universitetet përkatëse.

Me anë të një postimi në Facebook, Koni ka shprehur indinjatën e për veprimet e disa prej anëtarëve të forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, të cilat cilat totalisht të papërgjegjshme.

'Në vijim të ngjarjeve që ndodhën sot në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, si Rektor i Universitetit të Tiranës por edhe si pedagog prej shumë vitesh, shpreh indinjatën time të thellë personale për veprimet totalisht të papërgjegjshme të disa prej anëtarëve të forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.
Studentët e UT janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar si qytetarë të lirë të një vendi demokratik, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim cilësor dhe bashkëkohor!', shkruaqn Koni në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022850036621094
array(1) { ["section"]=> string(105) "mynyr-koni-mbeshtet-studentet-shpreh-indinjaten-e-thelle-per-veprimet-e-papergjegjshme-te-policeve-148434" }