Myslimanët shkojnë në meshë për të treguar solidaritet pas vrasjes makabre të priftit

Publikuar tek: bota, më 16:40 31-07-2016 Myslimanët shkojnë në meshë për të treguar solidaritet pas vrasjes makabre të priftit

Si shenjë solidariteti pas vrasjes së tmerrshme të një prifti francez, myslimanë të shumtë morën pjesë në meshë në kishat dhe katedralet katolike të Francës dhe më tej.

Gazetarët në vendngjarje thanë se një numër midis 100 dhe 200 myslimanësh u mblodhën në katedralen gotike në Rouen, vetëm pak milje larg nga Saint-Étienne-du-Rouvray, ku 85-vjeçari Rev. Jacques Hamel u vra nga dy sulmuesit adoleshentë të martën.

"Ne jemi shumë të prekur", tha Kryeipeshkvi Dominique Lebrun për BFMTV. "Është një gjest i rëndësishëm i vëllazërisë. Ata na kanë thënë, dhe unë mendoj se ata janë të sinqertë, se nuk është Islami ai që vrau Jacques Hamel."

Jashtë kishës, një grup myslimanësh u duartrokitën kur ngritën një flamur mbi të cilin shkruhej: "Dashuri për të gjithë. Urrejtje për asnjë."

Grupime të ngjashme ndërfetare u përsëritetën edhe në vende të tjera të Francës, si dhe në Italinë fqinje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039299964904785
array(1) { ["section"]=> string(91) "myslimanet-shkojne-ne-meshe-per-te-treguar-solidaritet-pas-vrasjes-makabre-te-priftit-48274" }