MZHU pranon kërkesat e 5 bashkive për strehimin e familjeve

Publikuar tek: ekonomi, më 17:10 01-08-2016 MZHU pranon kërkesat e 5 bashkive për strehimin e familjeve

Ministria e Zhvillimit Urban ka miratuar kërkesat e 5 bashkive të vendit për strehimin e 58 familjeve.

Grupi i punës pranë ministrisë  ka miratuar kërkesat e ardhura nga bashkitë e Elbasanit , Mirditës, Korçës, Pogradecit dhe Hasit  në zbatim të VKM-së ‘’Për miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit’’.

Fondi prej 1,142,839 lekësh, financim i buxhetit të shtetit do t’i shpërndahet 5 bashkive për 58 aplikuesit, të cilët plotësojnë kriteret sipas VKM-së përkatëse.

Vendimi, në pikën 6 të tij, detyron bashkitë të paraqesin pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban kërkesat për bonus strehimi, shoqëruar me kostot financiare të çdo familjeje dhe listën e detajuar të familjeve përfituese.

MZHU u ka dërguar shkresa bashkive në mënyrë të përsëritur si dhe ka organizuar 2 takime, në muajt maj dhe qershor, për trajnimin e bashkive që kanë paraqitur kërkesa për bonus strehimi, duke sqaruar çdo paqartësi, në lidhje me hartimin e kërkesës për bonus.

Bashkitë kërkojnë financimin deri në masën 50% të qirasë minimale të tregut, për secilin përfitues. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018888235092163
array(1) { ["section"]=> string(65) "mzhu-pranon-kerkesat-e-5-bashkive-per-strehimin-e-familjeve-48382" }