Mziu për rikandidimin në Kamëz: Vijon partneriteti me qytetarët, vota nga të majtët dhe të djathtët

Publikuar tek: politike, më 13:04 10-04-2015 Mziu për rikandidimin në Kamëz: Vijon partneriteti me qytetarët, vota nga të majtët dhe të djathtët

Kryetari i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu, ka folur për rikandidimin në Kamëz nga Partia Demokratike, duke thënë se mbështejtja vjen nga qytetarët për investimet e bëra në 8 vjet.

“Do të vijojmë partneritetin me qytetarët e Kamzës. Do të marrim vota nga të majtët dhe të djathtët. Votat vijnë si produkt i investimeve të bëra në 8 vite”, u shpreh Mziu për rikandidimin në Kamëz.

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturën e Xhelal Mziut për në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për kryetar të Bashkisë Kamëz.

Mziu do të jetë për të tretën herë radhazi kandidat për të drejtuar këtë Bashki. Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë Kamëz për herë të parë në zgjedhjet vendore të vitit 2007 dhe fitoi përsëri në vitin 2011.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Fushë-Krujë: Kandidatët e ardhshëm t’i mbajnë derën hapur qytetarëve
Mbërrin në Prokurorinë e Përgjithshme padia e Tahirit për Bashën »
Article Logic
Execution time: 0.03229284286499
array(1) { ["section"]=> string(102) "mziu-per-rikandidimin-ne-kamez-vijon-partneriteti-me-qytetaret-vota-nga-te-majtet-dhe-te-djathtet-8356" }