‘Na vranë duke ngrënë bukë’, kryebashkiaku i Matit reagon për masakrën me 3 të vdekur

Publikuar tek: aktualitet, më 18:38 11-10-2018  ‘Na vranë duke ngrënë bukë’, kryebashkiaku i Matit reagon për masakrën me 3 të vdekur Autori Kujtim Koxha

Qyteti i Matit është tronditur nga një ngjarje që ka ndodhur rreth 2 orë më parë, ku kanë mbetur të vdekur 3 punonjës të Bashkisë dhe është plagosur një tjetër.

51 vjeçari Kujtim Koxha pas një debati me punonjësit e Bashkisë që kishin shkuar në fshatë për të hapur një rrugë, ka marrë kallashin dhe në momentin kur ata kanë qenë duke drekuar i ka qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur Mentor Hoxhën, Hamit Buçin dhe Erzen Aliajn, ndërkohë është plagosur Astrit Hani.

Për ngjarjen ka reaguar dhe kryeatri i Bashkisë së Matit, Nezir Rizvani, i cili e ka cilësuar një ngjarje shumë të rëndë dhe i ka bërë policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Për ngjarjen më njoftoi në telefon brigadieri i cili më thas na vranë duke ngrënë bukë. Konflikti nuk ka ndodhur për hapjen e rrugës por sipas dëshmitarëve autori ka qenë i dehur”, ka thënë kryebashkiaku për News 24.

Kujtojmë se , Koxha është kryeplak i fshatit Shëlli si dhe kryetar i Partisë Socialiste po i këtij fshati.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrau 3 punonjësit e Bashkisë, autori është kryetar i Partisë Socialiste
“Përplasje në Komisariatin e Fushë-Krujës”, reagon SHÇBA: Intimidim dhe presion nga Sali Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.033606052398682
array(1) { ["section"]=> string(89) "na-vrane-duke-ngrene-buke-kryebashkiaku-i-matit-reagon-per-masakren-me-3-te-vdekur-137461" }