Nacionalistët shpallin “non grata” Dritan Shakohoxhën në Maqedoni, ja arsyeja

Publikuar tek: sport, më 13:06 29-07-2016 Nacionalistët shpallin “non grata” Dritan Shakohoxhën në Maqedoni, ja arsyeja

Komentatori i njohur Dritan Shakohoxha me komentin e tij në ndeshjen Shkëndija - Mllada Boleslav, ku e quajti stadiumin "Filipi II" të Shkupit si "Arena Adem Jashari", ka nxitur një reagim të ashpër nga maqedonasit.

Gazetari i televizionit ultra-nacionalist Igor Trpeski ka kërkuar që gazetari Dritan Shakohoxha të shpallet person "non grata” në Maqedoni. Igor Trpeski përmes një postimi në Facebook ka shkruar:

"Shkruaj shkurt dhe dua të jem i qartë. Nga sot unë nuk do të publikoj lajme për KF Shkëndija nëse shefi apo presidenti i Shkëndijës nuk distancohet nga komentatori që arenën “Filipi II” e quajti “Adem Jashari”. Ju bëj thirrje edhe kolegëve të mi gazetarë që të bëjnë të njëjtën gjë. Gjithashtu bëj thirrje edhe tek Federata e Futbollit të Maqedonisë që të ndalojë transmetimin e platformës SuperSport në Maqedoni për lojën Shqipëri-Maqedoni në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Ndërmarrjes për menaxhim me stadiumin i bëj thirrje që të mos lejojë Shkëndijën të luajë në këtë stadium. Boll me nacionalizëm në terrenet sportive”, shkruan Trpeski që është acaruar keq nga komenti i Shakos.

Tani ngelet për t'u parë nëse autoritetet e vendin fqinj do të ndërmarrin masat e kërkuara nga Trpeski. /newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plagos gjurin Luiza Gega para Lojrave Olimpike, e trishtuar: Pikërisht tani duhet të ndodhte (FOTO E DËMTIMIT)
Ushtron sportin e vështirë, shqiptarja Pamela Shanaj:Shikoja filma dhe gjithmonë ëndërroja…më thoshin do dëmtohesh (INTERVISTA) »
Article Logic
Execution time: 0.026346921920776
array(1) { ["section"]=> string(80) "nacionalistet-shpallin-non-grata-dritan-shakohoxhen-ne-maqedoni-ja-arsyeja-48104" }