Naço kritikon KLD-në: Përgjegjëse për drejtësinë, Nishani të emërojë nënkryetarin

Publikuar tek: politike, më 14:53 29-04-2015 Naço kritikon KLD-në: Përgjegjëse për drejtësinë, Nishani të emërojë nënkryetarin

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka thënë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, se ky institucion nuk funksionon plotësisht me mungesën e nënkryetarit. Naço i bëri thirrje presidentit Nishani të emërojë nënkryetarin e KLD.

Ministri Naço është shprehur edhe rreth shkarkimit të gjyqtarit Dhimitër Pojanaku në Pogradec, i dënuar për korrupsion, dhe pezullimin e gjyqtarit të Kavajës Osman Aliu, i cili është nën hetim për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

“Unë besoj se është rasti i parë i KLD që është detyruar ta zbatojë dhe dua ta falënderoj që po ecën në rrugën e integritetit dhe ligjit. Përgjegjësitë për sistemin gjyqësor nuk i ka qeveria por i ka Këshilli i Lartë i Drejtësisë, prandaj i bëj thirrje të gjithë anëtarëve të LKD të tregojnë efiçencë” u shpreh ministri Naço.

Naço tha se duhe të tënohen të gjithë gjyqtarët, si për vlera monetare të vogla dhe ata me pasuri marramendëse.

“Mjafton të shihni delkaratat e pasurive të këtyre gjyqtarëve. Nuk dinë sa para kanë dhe se sit ë plotësojnë këto formularë të deklarimit të pasurive”, tha ministri i Drejtësisë Nasip Naço.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri në Beograd: Duhen zhdukur paragjykimet mes vendeve
Ambasadri Lu: Të hënën kam thënë shumë, mjaft nga ne për këtë javë »
Article Logic
Execution time: 0.26204919815063
array(1) { ["section"]=> string(84) "naco-kritikon-kld-ne-pergjegjese-per-drejtesine-nishani-te-emeroje-nenkryetarin-9979" }