Naço takim me kryeprokuroren e Spanjës: Bashkëpunim për reformën në drejtësi

Publikuar tek: politike, më 13:23 19-02-2015 Naço takim me kryeprokuroren e Spanjës: Bashkëpunim për reformën në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë me ftesë të homologut të tij, ku është takuar me Prokuroren e Përgjithshme Consuelo Madrigal si dhe Kreun e Komisionit të Drejtësisë së Parlamentit Alfredo Prada.

Gjithashtu bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në rëndësinë që paraqesin masat dhe iniciativat ligjore të ndërmarra apo në proces, nga të dy vendet, në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, terrorizmit dhe korrupsionit.

Ministri Naço e njohu Madrigal me ndryshimit ligjore të realizuara në Shqipëri për t’i luftuar këto fenomene, si dhe e informoi atë mbi vizionin e Qeverisë Shqiptare për realizimin e një reforme të plotë dhe gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë, reformë kjo e cila do të prekë dhe institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.

“Kriminaliteti nuk njeh kufij dhe për këtë qëllim kërkohet bashkëpunim midis institucioneve ligjzbatuese të vendeve tona, për të cilin ne jemi të hapur dhe shprehim dëshirën për të përfituar nga eksperienca Spanjolle. Shqipëria ka dhënë mesazhe të qarta për të gjithë se nuk do të jetë strehë për asnjë që kryen veprimtari kriminale”, u shpreh Naço.

Anëtarët e komisionit i shprehën Naços qëndrimin e tyre për ta mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE, rrugë e cila, sipas tyre kërkon patjetër edhe reforma të thella në sistemin e drejtësisë dhe veçanërisht në atë gjyqësor, gjë për të cilën Spanja me shumë dëshirë ofron eksperiencën e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Administrata punon me rrjetet sociale, e tregon kjo selfie nga MPJ në këtë ditë të rëndësishme
Flet me Edi Ramën në telefon, deputeti Kosta tërheq dorëheqjen nga PS »
Article Logic
Execution time: 0.019749879837036
array(1) { ["section"]=> string(80) "naco-takim-me-kryeprokuroren-e-spanjes-bashkepunim-per-reformen-ne-drejtesi-3827" }