Naile Hoxha, këngëtarja u nda nga jeta e vetme në një azil

Publikuar tek: kulture-art, më 07:18 30-08-2016 Naile Hoxha, këngëtarja u nda nga jeta e vetme në një azil

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Naile Hoxha, u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare, dje në qytetin e Shkodrës.

Hoxha jetonte prej kohësh në një qendër rezidenciale private për të moshuarit në Shkodër. Prej një muaji kishte shfaqur probleme shëndetësore, që janë komplikuar dhe nga mosha. Burime nga azili privat ku ajo jetonte bëjnë të ditur për gazetën “Shekulli”, se pavarësisht ndihmës mjekësore, këngëtarja nuk ka mundur të mbijetojë.

Kanë qenë drejtuesit e këtij azili që kanë vënë në dijeni vajzën e vetme të këngëtares, e cila jeton familjarisht e prej vitesh në Gjermani, si dhe bashkinë e Shkodrës, për humbjen e një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të dashura për publikun. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimi me tritol, 28-vjeçari mori hakun e të atit, ish-punonjës i SHISH që humbi gjymtyrët në krye të detyrës
E turpshme, stërmbesa e Gjergj Kastriot Skënderbeut shkon te monumenti i tij por shikoni ç’ndodh »
Article Logic
Execution time: 0.023021936416626
array(1) { ["section"]=> string(63) "naile-hoxha-kengetarja-u-nda-nga-jeta-e-vetme-ne-nje-azil-51261" }