“#NaKeniCareTrapin”, në rrjetet sociale ky ‘hashtag’ po shpërndahet me shpejtësi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:43 27-09-2016 “#NaKeniCareTrapin”, në rrjetet sociale ky ‘hashtag’ po shpërndahet me shpejtësi

Mbrëmjen e djeshme, aktivisti Klodi Leka, i ndaluar nga policia për shkak se ka shkruajtur emrat e deputetëve në kazanët e plehrave, shpërtheu ndaj deputetit të PS-së, Besnik Barajt, në emisionin “Njerëz në Fokus” në News 24.

“Keni 25 vite që na keni çarë trapin”, iu drejtua i riu deputetit socialist teksa debatonin për ligjin e importit të plehrave të miratuar javën e kaluar nga mazhoranca qeverisëse. Fillimisht, Leka u provokua në studio kur u akuzua se ishte “i paguar” për reagimin kundër importit të plehrave dhe nisur nga kjo akuzë ai më pas ka shpërthyer në emision.

Por deklarata e Klodi Lekës kanë gjetur një mbështetje të madhe në rrjetet sociale, kryesisht nga të rinjtë, si një revoltë ndaj klasës politike shqiptare, që prej më shumë se 25 vitesh me korrupsionin e saj ka penguar zhvillimin e vendit.

#NaKeniCareTrapin do ta shihni kryesisht në Facebook por edhe në Twitter dhe Instagram, programe që përdoren nga të rinjtë.

Megjithatë, sfida për të rinjtë mbetet aktivizimi i tyre në protesta dhe marshimi që do të organizohet të shtunën kundër plehrave është testi i parë për ata që aktivizohen në rrjetet sociale nëse do të marrin vendim për të dalë në rrugë.

Lexo edhe: “Na keni çarë trapin”, studenti-aktivist ia thotë “live” deputetit socialist (Çfarë ndodhi në emision-VIDEO)

Disa nga reagimet:

Screenshot_5.jpg

Screenshot_3.jpg

Screenshot_2.jpg

Screenshot_4.jpg

Screenshot_6.jpg

Screenshot_7.jpg

Screenshot_8.jpg

Screenshot_9.jpg

Screenshot_10.jpg

Screenshot_12.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021064043045044
array(1) { ["section"]=> string(80) "nakenicaretrapin-ne-rrjetet-sociale-ky-hashtag-po-shperndahet-me-shpejtesi-54303" }