Namik Dokle mbron De Biasin: Mosmirënjohësi është biri i batakçiut, mesazh për FSHF dhe gazetarët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:57 23-10-2015 Namik Dokle mbron De Biasin: Mosmirënjohësi është biri i batakçiut, mesazh për FSHF dhe gazetarët Namik Dokle, deputet i PS

Deputeti socialist, më i vjetri tashmë i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle, ka ndërhyrë në debatin që po bëhet për kombëtaren shqiptare dhe debatet për kontratën e De Biasit. 

“Pas kualifikimit të Shqipërisë, një lukuni anonimësh të futbollit dhe të mediave sportive i janë turrur paturpësisht De Biazit, me zili, inate provinciale, mungesë respekti për atë që ka kontribut të madh në një fitore historike, që e nxorri futbollin tonë nga gropa mëse shekullore. Për herë të parë, mos harroni ju ziliqare!!! Ku ishit ju deri dje?! Mosmirënjohësi është i biri i batakçiut, si në çdo rast, edhe në aferat e futbollit” shkruan deputeti jo me pak revoltë në rrjetet sociale.

“Kërkoka shumë euro trajneri? Ndershmërisht i thuhet: "Ne kaq mundësi kemi. Po qëndrove, të puthim në ballë, nëse jo, të japim dorën miqësisht, të përqafojmë dhe të jemi mirënjohës në gjithë historinë e futbollit tonë! Kjo do të ishte njerëzore, kjo do të ishte shqiptare!” shkruan Dokle. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030697107315063
array(1) { ["section"]=> string(101) "namik-dokle-mbron-de-biasin-mosmirenjohesi-eshte-biri-i-batakciut-mesazh-per-fshf-dhe-gazetaret-23785" }