Namik Dokle për Berishën: Krimi duartroket krimin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:19 11-02-2015 Namik Dokle për Berishën: Krimi duartroket krimin Statusi i Namik Dokles kunder Sali Berishes

Namik Dokle, një ndër politikanët më të vjetur në parlament, ka komentuar lidhur me statuset më të fundit të hedhura në facebook, nga ish-kryeministri Sali Berisha. Pas tre shpërthimeve me eksploziv dy netë më parë, duket se shigjetat e Dokles bien mbi Berishën edhe për këto sulme.

Duke treguar se nuk e ka ndjekur Berishën në facebook, (duke e etiketuar ate Qoftëlargu), dhe e bëri këtë vetëm ditën e djeshme, nën titullin “Cannibal ante Portas” (titulli i një libri që tregon sinjifikativen e ushqimit dhe kanibalizmit ne “The road”) Namik Dokle shkruan: “Kurrë nuk kam hapur të lexojë ndonjëherë facebook-un e Qoftëlargut. Por dje, pas tre shpërthimeve terroriste, të ndodhura pas tridhjetëetre shpërthimeve terropolitike në parlament e gjetkë, i hodha një sy të shpejtë. Shkumbëzim politik i çartur, ngërdheshje cinike, kërcënime terropolitike, ngazëllim dhe tallje me ata që ranë pre e këtyre akteve kriminale. Gomari fërkon gomarin, thonë latinët, krimi duartroket krimin. Rilindje, hap sytë. Cannibal ante Portas” e mbyll citatin e vet Namik Dokle. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13973593711853
array(1) { ["section"]=> string(53) "namik-dokle-per-berishen-krimi-duartroket-krimin-3033" }