Namik Dokle: Uefa me dy standard, etika është kthyer në servilizëm e leshlëpirje

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:58 09-04-2015 Namik Dokle: Uefa me dy standard, etika është kthyer në servilizëm e leshlëpirje Pamje nga ndeshja Serbi-Shqiperi tetorin e kaluar ne Beograd

Deputeti Namik Dokle ka ndërhyrë në debatin që bëhet për futbollin, kur vjen fjala për vendimin e Komisionit të Kontrollit dhe Disiplinës në UEFA që i dha fitoren Rusisë në ndeshjen me Malin e Zi, tre me zero, ndeshje e zhvilluar në 17 mars, por e ndërprerë në minutën e 66-të.

“Arsyeja? Ndeshja u ndërpre në minutën e 66-të për sjellje jo të mirë të tifozëve vendas. Po në Beograd, në ndeshjen Shqipëri- Serbi, a nuk ndodhi e njëjta gjë, madje shumë më e rëndë, me sjellje barbare kundër lojtarëve tanë? E megjithatë, në rastin tonë, ky farë komisioni mori një vendim të kundërt. Këtij komisioni i mungoka edhe kontrolli, edhe disiplina, ndërsa etikën e paska kthyer në servilizëm dhe leshlëpirje” shkruan Dokle sot në statusin e tij në facebook.

Komentet e deputetit të mazhorancës vijnë pak ditë përpara datës 17 prill, ku pala shqiptare do të japë argumentat e veta në Lozanë përpara gjykatës, duke kërkuar trepikëshin në tavolinë, për shkak të dhunës së tifozëve në atë ndeshje. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10750508308411
array(1) { ["section"]=> string(83) "namik-dokle-uefa-me-dy-standard-etika-eshte-kthyer-ne-servilizem-e-leshlepirje-8205" }