Namik Kopliku: Ben Blushin e mbështet gjithë Partia Socialiste, edhe Gramoz Ruçi

Publikuar tek: politike, më 08:04 04-02-2016 Namik Kopliku: Ben Blushin e mbështet gjithë Partia Socialiste, edhe Gramoz Ruçi

Deputeti i Partisë Socialiste për Shkodrën, Namik Kopliku thotë se deputetin Ben Blushi e mbështet gjithë Partia Socialiste. Në një një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, sipas tij kërkesa e Blushit për zbatimin e statutit është mëse legjitime.

Sipas tij, ka një vendim të Asamblesë Kombëtare të 8 korrikut, ku është mandatuar një grup pune për ndryshime në statutin e partisë. Për këtë ai shprehet se, nëse kongresi i miraton ato që do të propozohen nga ky grup, atëherë edhe zgjedhja apo konfirmimi i kryetarit do të bëhet sipas këtyre ndryshimeve.

“Me sa di unë, Ben Blushi ende nuk ka shpallur një platformë. Ai është shprehur edhe brenda grupit parlamentar që të respektohen rregullat e statutit dhe të partisë. Në këtë pikë Ben Blushin, sigurisht e mbështet e gjithë Partia Socialiste. Edhe kryetari i Asamblesë Kombëtare, zoti Ruçi e mbështeti dhe i tha se ‘kemi një vendim asambleje dhe atë po zbatojmë’. Blushi është i lirë t’i shfaqë mendimet e tij, por me argumente dhe kundërargumente”, u shpreh Kopliku.

Por, i pyetur se a duheshin bërë zgjedhjet për kryetarin e partisë dhe përse ato nuk u bënë në vitin 2013, Kopliku thotë: “Duhej të ishin bërë zgjedhjet, por ashtu e kanë arsyetuar. T’i dalë zot vetë ai që e ka arsyetuar! Por për këtë rast që po afrohemi te kongresi, është e vërtetë që në asamblenë e 8 korrikut u caktua një grup për ndryshimet në statut, dhe ai do raportojë në kongres. Kështu, kjo është situata që di unë. Personalisht e mendoj: a e kam aprovuar rezolutën e Asamblesë Kombëtare? Atëherë ta zbatojmë atë, që do të thotë, të presim ndryshimet statutore”, sqaron deputeti.

Ndërkohë, i pyetur se çfarë mendon për kritikat e Ben Blushit për mënyrën se si po qeveriset vendi, Kopliku shprehet: “Nuk më duken fare reale. Nuk pasqyrojnë realitetin. Nuk është e vërtetë që jemi keq me ekonominë. Është kollaj, është tjetër gjë të kapësh detaje të shkëputura nga tërësia e qeverisjes. Qeverisja për mua është shumë mirë”.

Ndërkohë, dje, deputetët e qarkut të Shkodrës kishin një takim me kryetarin e partisë, Edi Rama, për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet në partinë e Shkodrës. Pritet që këto ditë edhe kjo degë të nisë zgjedhjen e delegatëve të kongresit. Kritika të ashpra ka patur lidhur me zgjedhjet edhe nga deputetja socialiste e Shkodrës Mimoza Hafizi, e cila doli në mbështetje të hapur për Blushin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bojkoti i DHKA, Manjani: Mos braktisni detyrën e shërbimit publik
"Në qitapet e Qeveriut shënohet ‘’1 vrasje (me 3 viktima) dhe 1 plagosje(me 6 të dëmtuar)'', demokratët hidhen në sulm për masakrën në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.024125099182129
array(1) { ["section"]=> string(84) "namik-kopliku-ben-blushin-e-mbeshtet-gjithe-partia-socialiste-edhe-gramoz-ruci-31690" }