Napoli arrin marrëveshjen me Milot Rashicën, ofertë Vitesse

Publikuar tek: sport, më 17:22 08-06-2016 Napoli arrin marrëveshjen me Milot Rashicën, ofertë Vitesse

Klubi i Napolit ka arritur marrëveshjen me talentin shqiptar Milot Rashicën dhe tashmë po tenton të bindë holandezët e Vitesse për të transferuar në Itali 19 vjeçarin.

Portali pranë kësaj skuadre, “ArenaNapoli” shkruan se Vitesse-s i janë ofruar 10 milion euro për shërbimet e Rashicës, ndërsa marrëveshja me lojtarin konsiderohet e mbyllur. Gjithsesi, mbetet për t’u zgjidhur problemi me lojtarët e huaj brenda skuadrës napolitane, pasi numri i lejuar është i plotësuar.

Milot Rashica u transferua vitin e kaluar nga Vushtrria për në Vitesse, ku shkëlqeu që në sezonin e parë. Ai u grumbullua me Kombëtaren Shqiptare në listën paraprake për Kampionatin Europian, por trajneri Gianni De Biasi nuk e përfshiu në skuadrën me 23 lojtarë që ndodhet tashmë në Francë.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Te Zvicra nuk ka presion për ndeshjen e parë kundër Shqipërisë
Kiara Sofia De Biazi: Unë, italiania që bëj tifo për Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.023845195770264
array(1) { ["section"]=> string(64) "napoli-arrin-marreveshjen-me-milot-rashicen-oferte-vitesse-42876" }