Napoli dhuron spektakël ndaj Bolonjës

Publikuar tek: sport, më 22:35 19-04-2016 Napoli dhuron spektakël ndaj Bolonjës

Napoli ka “masakruar” sot në mbrëmje 6-0 Bolonjën dhe ka siguruar ndoshta përfundimisht vendin e dytë në Serinë A, sepse në këtë moment Roma është -8 në renditje dhe më shumë shqetësohet të mbajë larg Interin.

Ndonëse pa sulmuesin kryesor Higuain, në “San Paolo” Napoli shkëlqen dhe protagonist ishin sulmuesit, duke nisur nga Gabiadini, pikërisht ai që rri në stol thuajse gjithmonë, për shkak se është rezervë e Higuainit, shkruan Sportal.

Sulmuesi i talentuar shënoi dy gola në pjesën e parë, duke siguruar fitoren, ndërsa në pjesën e dytë shpërtheu me 3 gola holandezi Mertens, por shtuan nga një gol edhe Insinje e David Lopez.

Një mbrëmje perfekte, ku mori pjesë edhe Elseid Hysaj, si zakonisht titullar në të djathtë të mbrojtjes.

Mbrojtësi i kombëtares sonë u vlerësua me notën 6-6.5 nga mediat italiane, duke luajtur një ndeshje të kujdesshme, por nota do të ishte më e lartë nëse shkodrani do të tregohej më aktiv në fazën sulmuese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 900 milionë euro për Liverpool
Deutsche Welle shkruan për abuzimin klubit polak me lojtarin nga Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.024919986724854
array(1) { ["section"]=> string(43) "napoli-dhuron-spektakel-ndaj-bolonjes-38119" }