Napoli fiton ndaj Interit dhe del i vetëm në krye

Publikuar tek: sport, më 23:18 30-11-2015 Napoli fiton ndaj Interit dhe del i vetëm në krye

Një ndeshje spektakolare ka mbyllur javën e 14-të në Serinë A, me dy kryesuesit Inter e Napoli që përballeshin në “San Paolo” në një sfidë që i përmbushi dhe tejkaloi pritshmëritë, sepse i pati të gjitha brenda.

Napoli është në formë më të mirë dhe e tregoi që në minutën e dytë, kur shënoi me sulmuesin Gonzalo Higuain. Argjentinasi shënoi golin e dytë më të shpejtë të sezonit dhe konfirmoi se është sulmuesi më i mirë në Itali, shkruan Sportal.al

Goli tronditi Interin, që bëri shumë pak në pjesën e parë për të barazuar dhe në minutën e 44-t mori një tjetër goditje të rëndë, sepse Nagatomo mori kartonin e dytë të verdhë dhe la zikaltrit në inferioritet numerik.

Në pjesën e dytë Napoli gjeti edhe golin e dytë, pas një ore loje, me të zakonshmin Higuain, por aty “llampa” e Napolit u fik dhe euforia duket se përfshiu kryesuesit e rinj, sepse fundi ishte i tëri i Interit.

Adem Ljajiç shënoi në minutën e 67-të dhe që aty në “San Paolo” mbretëroi paniku, me Interin që me 10 lojtarë luajti më mirë, krijoi lojë e raste dhe në shtesë goditi dy herë shtyllën, me Jovetiç dhe Mirandan.

Inter i pafat, që në fakt luajti vetëm një pjesë loje, ndërsa Napoli fluturon në krye.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fury, “mbreti” i ri i peshavë të rënda, thyhet Klitschko
Lewandowski në librin e rekordeve “Guinness” »
Article Logic
Execution time: 0.015281915664673
array(1) { ["section"]=> string(55) "napoli-fiton-ndaj-interit-dhe-del-i-vetem-ne-krye-26641" }