Napoli përgënjeshtron gazetën shqiptare: Intervista me Hysajn është mashtrim. P.Sport: Reagim në rrugë ligjore

Publikuar tek: sport, më 22:10 02-12-2015 Napoli përgënjeshtron gazetën shqiptare: Intervista me Hysajn është mashtrim. P.Sport: Reagim në rrugë ligjore

Klubi italian i Napolit me anë të një deklarate zyrtare ka mohuar se lojtari i saj, Elseid Hysaj të ketë dhënë një intervistë për gazetën “Panorama Sport”. Gazeta sportive kishte sot (02.12) lajm kryesor intervistën e kryeredaktorit të saj, Jetmir Halilaj me mbrojtësin se Kombëtares shqiptare dhe të Napolit.

“Klubi blu mohon intervistën e Hysaj për ‘Panorama Sport’. Lidhur me deklaratat që i atribuohen Elseid Hysajt në gazetën ‘Panorama Sport’, Napoli dhe mbrojtësi mohojnë në mënyrë kategorike se është dhënë intervista në fjalë. Prandaj fjalët që i atribuohen Hysajt janë të rreme dhe pa asnjë bazë” thuhet në reagimin zyrtar të klubit të Napolit.

“Mundi Interin, Hysaj: I lumtur sepse fitova “derbin” e… Ballkanit”, ky ishte titulli i lajmit me të cilën ishte hapur sot gazeta më e madhe e sportit në vend dhe të cilin e konteston Napoli.

Gjithsesi, “Panorama Sport” ka reaguar  lidhur me këto pretendime të klubit italian dhe futbollistit shqiptar duke sqaruar opinionin publik se intervista me Hysajn është reale dhe pa asnjë censurë dhe se kjo çështje do ndiqet në rrugë ligjore.

Reagimi i gazetës:

Klubi i Napolit ka dalë në një qëndrim publik duke përgënjështruar intervistën e mbrojtësit kuqezi të dhënë për gazetën tonë.

Ndërkohë “Panorama Sport” sqaron opinionin publik se intervista e Elseid Hysajt, publikuar sot më datë 02.12.2015 është reale dhe pa asnjë censurë.

Bëjmë me dije se deklarata për shtyp e klubit të futbollit të Napolit, ku përgënjeshtron intervistën e futbollistit të Kombëtares, Elseid Hysaj, është një veprim tërësisht i papërgjegjshëm dhe sulm i pakuptimtë ndaj gazetës. Kujtojmë se për efekt redaktimi, të gjitha intervistat që kryejnë gazetarët me futbollistë dhe personalitete të tjera janë të regjistruara.

“Panorama Sport” rezervon të gjitha të drejtat që ta ndjekë në rrugë ligjore reagimin e klubit të Napolit, ku do të paraqitet biseda e regjistruar me lojtarin.

panoramasport9.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dyshime se është lesbike, kapitenia e Kombëtares publikon fotot duke u puthur me biznesmenin italian
Himni i Kosovës intonohet për herë të parë në Serbi, mediat: Kjo është skandaloze »
Article Logic
Execution time: 0.056724071502686
array(1) { ["section"]=> string(113) "napoli-pergenjeshtron-gazeten-shqiptare-intervista-me-hysajn-eshte-mashtrim-p-sport-reagim-ne-rruge-ligjore-26820" }