Napoli, pista e re e Alban Hoxhës në Itali

Publikuar tek: sport, më 06:24 24-07-2016 Napoli, pista e re e Alban Hoxhës në Itali

Bëri bujë të madhe penalltia e realizuar dhe tre penalltitë e pritura në ndeshjen e kthimit kundër Ferencvarosh, e cila i dha dhe kualifikimin Partizanit për në raundin e tretë të Champions League.

Por, së fundmi zërat janë të shumtë për transferimin e Alban Hoxhës. Portieri i kombëtares kuqezi ka fituar vëmendjen e të gjithëve, ku veç Chievo Verona-s që ofron 400 mijë euro për të, menaxherët ia kanë çuar në derë edhe Napolit emrin e tij.

Sipas një shkrimi të mediave italiane, thuhet se "Football Agents Academy" ia ka ofruar Napolit portierin shqiptar. Por, nga kryesia e Napolit nuk ka pasur përgjigje, megjithatë mbetet që të presim në ditët në vazhdim nëse do të ketë më tepër zhvillime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025435209274292
array(1) { ["section"]=> string(47) "napoli-pista-e-re-e-alban-hoxhes-ne-itali-47547" }