Napoli “poker” ndaj Milanit, Fiorentina në krye e vetme

Publikuar tek: sport, më 21:54 04-10-2015 Napoli “poker” ndaj Milanit, Fiorentina në krye e vetme

Një torturë ka qenë për Milanin përballja e mbrëmjes së sotme kundër Napolit në “San Siro”. 3 gola të shënuara nga napolitanët dhe një autogol i Ely nuk tregojnë asgjë tjetër përveçse krizës së thellë ku është zhytur klubi milanez.

Skuadra e drejtuar nga Mihajloviç e sheh veten në vendin e 11 me 9 pikë të grumbulluara deri më tani, ndërsa Napoli është rikthyer bindshëm në kampionat.

Juventus është rikthyer tek fitorja këtë javë. Tre gola të shënuara në Torino nga bardhezinjtë, i siguruan atyre tre pikë, të cilat nuk është se kanë qenë të shumta në këtë sezon.

Interi i Mancinit po tregon se nuk është një skuadër e aftë për të shënuar shumë gola. Zikaltërit janë kënaqur sot me një barazim 1-1 kundër Sampdorias në fushën e kësaj të fundit. Tranjeri italian ka aktivizuar në këtë ndeshje edhe lojtarin shqiptar Rey Manaj.

Fiorentina ka siguar një fitore të rëndësishme kundër Atalantës, pasi me këto tre pikë ka arritur që të ngjitet e vetme në krye të kampionatit italian. Edhe pse me një kundërshtar të fort si Atalanta, skuadra vendase tregoi të njejtën vendosmëri si përballë Interit një javë më parë. 

Rezultatet e kësaj jave në Serie A:

04.10.2015
20:45 AC Milan 0-4 SSC Napoli
20:45 Fiorentina 3-0 Atalanta Bergamo
18:00 Juventus FC 3-1 Bologna FC
18:00 Lazio 2-0 Frosinone Calcio
15:00 Sampdoria 1-1 Inter Milano
15:00 Udinese Calcio 1-1 Genoa
15:00 US Palermo 2-4 AS Roma
12:30 Empoli FC 1-0 Sassuolo Calcio
03.10.2015
20:45 ChievoVerona 1-1 Hellas Verona
18:00 Carpi FC 2-1 Torino FC

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Skuadra” e Zvicrës niset drejt Shqipërisë, fitorja objektiv i vetëm
“Shqiponjat” mbërrijnë në Shqipëri, fotot mbushin rrjetet sociale »
Article Logic
Execution time: 0.021235942840576
array(1) { ["section"]=> string(58) "napoli-poker-ndaj-milanit-fiorentina-ne-krye-e-vetme-22334" }