Çdo ndeshje që kalon, Napoli konformohet si pretendenti kryesor për të fituar titullin kampion në serie A këtë vit.
Të kaltrit fituan mbrëmjen e sotme dhe përballë Milanit me shifrat 2 me 1.
Napoli do të kalonte në avantazh që në minutën e 33-të të pjesës së parë dhe do të dyfishonte shifrat në pjesën e dytë me Zielinski.
Ndërsa Milan pavarsisht se u përpoq, nuk arriti dot të ngrihej në nivelin e skuadrës së Sarrit.
Vetëm në minutën e 90-të me një goditje nga larg, Romanjoli do të shkurtonte shifrat por që nuk mjaftoi që kuq e zinjtë të dilnin me një pikë nga transferta e "Sao Paolos".