Nard Ndoka: Edhe komisionerët e zgjedhjeve të verifikohen për të shkuarën e tyre

Publikuar tek: politike, më 13:04 20-09-2015 Nard Ndoka: Edhe komisionerët e zgjedhjeve të verifikohen për të shkuarën e tyre

Në betejën mes PS dhe PD për dekriminalizimin ndërhyjnë edhe partitë e vogla parlamentare. Shumë shpejt në Kuvend do  të paraqitet një amendament në ligjin për “dekriminalizimin”, i cili vë në epiqendër të këtij procesi edhe komisionerët për zgkjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore.

Kryetari i PDK Nard Ndoka deklaroi për Javaneës se kjo forcë politike do  të paraqesë në Kuvend një nisëm ligjore, e cila synon që jo vetëm depuetët dhe drejtuesit e lartë të administratës shtetërore të verifikohen në lidhje me pastërtinë e tyre të figurës, por edhe komisionerët e zgjedhjeve.

“Jo pa qëllim  partitë e mëdha kanë lënë jashtë filtrit komisionerët dhe po merren vetëm me njëri- tjetrin. Në fakt deputetët janë pasoja. Shkaku për këtë situatë e cila ka afro 2 dekada në jetën tonë parlamentare, janë komisonerët. Ne si parti të vogla e dimë shumë mirë këtë.

Shpesh herë komisionerët tanë janë përballur me komisionerë “të fortë” me të shkuar kriminale, të cilët vetë kanë shkruar e vulosur për rezultatin e zgjedhjeve në zona të caktuara. Ne do të kërkojmë që edhe komisionerët e zgjedhjeve të verifikohen për të shkuarën e tyre.  Nëse ata janë me veprimtari kriminale ose kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale, nuk duhget të jenë pjesë e komisioneve zgjedhore”, shprehet Ndoka.

Sipas tij, nuk duhet eleminuar vetëm pasoja, por edhe shkaku në procesin e përzgjedhjes dhe garës elektorale. Lidhur me situatën aktuale ai shprehet se ajo është përgjegjësi e të dy forcave poltike të mëdha, pasi janë përballur në terren me të njëjtat mjete dhe forma, ndaj si PD ashtu eedhe PS nuk kanë shumë gojë të flasin për “ndershmëri” politike. Ndoka deklaron se javën që vjen pritet të depozitohet në Kuvend edhe nisma ligjore e PDK që edhe komisionerët e zgjedhjeve të jenë pjesë e procesit të dekrinalizimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti i LSI: Unë këngëtar? Përvoja botërore ka treguar se ata janë bërë Presidentë
Qytetari dixhital denoncon te Berisha: Nga aeroporti i Kukësit fluturime me drogë çdo ditë »
Article Logic
Execution time: 0.021282911300659
array(1) { ["section"]=> string(85) "nard-ndoka-edhe-komisioneret-e-zgjedhjeve-te-verifikohen-per-te-shkuaren-e-tyre-21248" }