Nard Ndoka flet për ndëshkimet e femrave që ndërpresin shtatzaninë dhe për ato në politikë: Femrat kanë sjellë çoroditje

Publikuar tek: politike, më 07:58 25-10-2015 Nard Ndoka flet për ndëshkimet e femrave që ndërpresin shtatzaninë dhe për ato në politikë: Femrat kanë sjellë çoroditje Nard Ndoka

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka është iniciator i disa ndryshimeve në Kodin Penal sipas të cilave aborti duhet të konsiderohet “vrasje me dashje”. Një ndëshkim ekstrem që do prekte cilëndo femër që do të ndërpresë shtazëninë e saj.

Deputeti Ndoka nuk është dakort edhe me rritjen e kuotave të femrave në politikë. Sipas tij, një gjë e tillë ka “sjellë çoroditje”.

“Aborti është krim brenda familjes, kështu do ta konsideroja. Vret një qenie njerëzore brenda vetes, pra vret një pjestar të familjes”, thotë Ndoka në një intervistë për Panoramën.

“Ne kemi një sistem referimi për shtazënat që janë qendrat këshilluese, qendrat ku mund të bëhen analizat, testet etj. Dhe brenda pak javëve këto femra mund të heqin dorë nga shtazënia, jo pasi formohet një jetë brenda tyre”, thotë Ndoka.

Lidhur me vitet e fundit që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 kur femrat kanë ardhur duke u shtuar në politikë, sidomos në zgjedhjet lokale të këtij viti, ku u përfaqësuan në kuotën 50%, kreu i PDK thotë:

“Për fatin e keq, nuk ka asnjë ndryshim cilësor në këtë aspekt. Është vetëm rritje e numrit të femrave në mënyrë artificiale, si në politikë ashtu edhe në vendimmarrje. Këto nuk janë pjesëmarrëse në politikë, as nuk e duan politikën por bëhen pjesë e saj vetëm pse e kërkon ligji. Kjo ka sjellë një çoroditje, mungesë koordinimi, mungesën e zërave në institucione, qoftë në ato lokale, apo edhe ato Parlamentare. Një femër nuk mund të bëhet politikane me listë, nuk mund trë bëhet me zor”, thotë Ndoka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA ka lidhje me kriminelët e diasporës”, denoncimi i shkon Berishës me mesazh nga Detroiti
Dokumenti sekret: 4 shqiptarët që CIA do zbarkojë në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.016803026199341
array(1) { ["section"]=> string(125) "nard-ndoka-flet-per-ndeshkimet-e-femrave-qe-nderpresin-shtatzanine-dhe-per-ato-ne-politike-femrat-kane-sjelle-coroditje-23905" }