Nard Ndoka, i vetmi lider që respekton Kodin Zgjedhor, nuk nis fushatën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:56 07-05-2015 Nard Ndoka, i vetmi lider që respekton Kodin Zgjedhor, nuk nis fushatën

KQZ, bëri thirrje prerë dhe qartë që subjektet politike të ndalin fushatën elektorale dhe të respektojnë Kodin Zgjedhor i cili parashikon se fushata nis më 22 maj. Mesa duket, i vetmi që është koshient për rregulloren dhe format ndëshkuese në rast shkeljeje të saj është lideri i Partisë Demokristiane, deputeti Nard Ndoka.

Në profilet e tij zyrtare të rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter nuk ka asnjë postim në kuadër fushate zgjedhore. Por jo vetëm në rrjetet sociale. Nard Ndoka nuk ka pushtuar as ekranet televizive duke u treguar i matur që pas firmosjes së koalicionit me të majtën.

Disa javë më parë Nard Ndoka ishte shumë aktiv në rrjetet sociale duke postuar video dhe foto nga udhëtimi i tij si turist në Kubë. Fakti që ai së fundmi nuk ka postuar asgjë në lidhje me fushatën, përpos faktit që respekton rregulloren e Kodit Zgjedhor, na ka futur në dyshime e na ka bërë të mendojmë se mos ndoshta Ndoka është duke planifikuar ndonjë udhëtim të dytë parazgjedhor e po pret pikërisht atë moment për të nisur fuqishëm fushatën. Cili mund të ishte destinacioni i dytë i Ndokës, pas përshëndetjes simpatike “Hola Muchacho”, nga Kuba?

 

 

Postimi i fundit i Nard Ndokës në Fb ka qenë ai i datës 4 maj 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087099075317383
array(1) { ["section"]=> string(75) "nard-ndoka-i-vetmi-lider-qe-respekton-kodin-zgjedhor-nuk-nis-fushaten-10593" }