Nard Ndoka: Lum Shqipëria që na ka, na prij o Lulzim Basha të çlirojmë vendin

Publikuar tek: barometri, më 08:24 14-08-2018 Nard Ndoka: Lum Shqipëria që na ka, na prij o Lulzim Basha të çlirojmë vendin

Deputeti Nard Ndoka nëpërmjet një postimi në profilin e tij ka reaguar në lidhje me protestat që po bëhen në Rumani për rrëzimin e qeverisë dhe krahasimin e tyre me shqiptarët.

 

Ndoka, ka shkruar se ne jemi popull më i mirë se rumunët dhe ka kërkuar ndihmën e Zotit që qeveria të ikë, opozita të ngrihet fuqishëm dhe qytetarët të ndërgjegjësohen për fatet e vendit.

“Na prij Lulzim Basha; që të gjithë të vijmë pas teje. Opozita të fillojë më vetën, mos të presim radhën, por të çlirojmë vendin nga “rilindasit” zgjebarakë dhe të pështirë”, ka shtuar Ndoka.

POSTIMI I PLOTË:

Lum moj Shqipëri që na ke!

Ne nuk jemi rumunë, por më të mirë se ato!

Protesta i bën mirë të gjithëve; frikson qeverinë e KM, motivon opozitën dhe jep shpresë për vendin.

Në Shqipëri ka shoqeri civile të “prashitur dhe vaditur” nga Soros.

Ka qytetarë, që zgjedhin rrugë më të shkurtëra se protesta; shesin votën, i bëjnë lajka qeverisë, paguajnë që të marrin një sherbim, vrasin fisin e vetën kur i mbysin hallet.

Emigrantët kanë paguar dikur për të ndihmuar fisin, shokët e familjen.
Sot vijnë rregullojnë dhëmbët, marrin një nuse dhe shkojnë në punë të tyre.
Opozita pret radhën e pushtetit, pa u trazuar shumë.

Kryeministri i “sodit” të gjithë; herë nga Surrei, herë nga rezidenca qeveritare në Dhërmi e Durrës. Në zyrë pak e më pak po del, madje tashmë më portalin “çudibërës” edhe ministrat punojnë nga plazhi e shtëpia.

Kot rrekemi të krahasojmë vetën më të tjerët; kryeministrin e kemi kot, por kot fare; qytetarët të trishtuar, emigrantët të lodhur me ne, shoqerinë civile e mediat të shitura, opozitën në nxemje, Shqipërinë në fund.

A kemi shpresë në këtë vend?

Ndërgjegjësim për të gjithë, për opozitën më shumë.

Na prij Lulzim Basha; që të gjithë të vijmë pas teje.
Opozita të fillojë më vetën, mos të presim radhën, por të çlirojmë vendin nga “rilindasit” zgjebarakë dhe të pështirë.

Shqipëtarët e lënë vetën të prekin fundin, por ngrihen dhe të marrin përpara; unë kam shumë besim, se kjo ditë ka ardhur.

Zot na ndihmo të gjithëve; qeverinë të ikë, opozitën të ngrihet fuqishëm, qytetarët të ndërgjegjësohen për fatet e tyre dhe të vendit!

Ne nuk jemi rumenë, por më të mirë se ato!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021588802337646
array(1) { ["section"]=> string(82) "nard-ndoka-lum-shqiperia-qe-na-ka-na-prij-o-lulzim-basha-te-clirojme-vendin-131039" }