Nard Ndoka shpërthen kundër Ilir Beqajt: Konsultohu si unë, para se të realizosh "endrrat e bukura"

Publikuar tek: politike, më 12:49 10-08-2015 Nard Ndoka shpërthen kundër Ilir Beqajt: Konsultohu si unë, para se të realizosh Nard Ndoka dhe Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka shpërthen kundër ministrit aktual të këtij sektori, socialistit Ilir Beqaj. Arsyeja? Koncensionet e privatizimit të shërbimeve, kryesisht ai i Dializës. Ndoka i nxitur nga ngjarja e djeshme e shpërthimit në Don Bosko ka kritikuar Beqajt për shërbimin e mangët të urgjencës.

“Ministria e Shendetesise po nxitohet dhe po gabon me koncensionet e privatizimet, rasti i sherbimit te Dializes eshte specifik dhe shume delikat.  Z.Beqja besoj ka gjetur ne zyren e tij, shume projekte dhe studime per privatizim te sherbimeve ne sistemin shendetesor (sherbimin e urgjencave, sherbimin e laboratorit, sherbimin e dializes, kateringun dhe shume te tjera), projekte te pregatitura, qe ne kohen e qeverise Berisha, politika tipike te djathta. Z.Beqja kishte premtuar mirmenaxhim dhe permirsimin e cilesise se sherbimeve, nepermjet riorganizimit te sistemit, por keto sherbime jetesore per pacientet po i dorezon tek privatet nepermjet koncensioneve e privatizimeve”, thotë Ndoka.

“Te semuret me dialize vetem para pak viteve ishin te denuar me vdekje, nga kostoja e madhe qe ka ky sherbim per nje pacient.  Politika e Ministrise se Shendetesise duhet te fokusohet te krijimi i kushteve per transplantin e veshkave (ekziston nje salle moderne dhe mjeket e specializuar), per te ulur ndjeshem numrin e pacienteve me dialize, duke i kthyer ne jete normale, por duke ulur edhe shpenzimet ne buxhet. Ky eshte menaxhim”, thekson me tej Ndoka.

I nxitur nga ngjarja e djeshme e shpërthimit në ‘’Don Bosko’’, Ndoka thotë se duhet menduar për shërbimin e urgjencës fillimisht.

“Nese Beqja ka ndryshuar mendim e qendrim dhe deshiron te vazhdoje me koncensione e privatizime ne sherbime, te pakten duhet te hape nje debat per radhen dhe emergjencen e tyre.

Fjala vjen, dje u vrejt rasti i mosfunksionimit te sherbimit te urgjences, u plagosen rreth 30 persona nga shperthimi tek Don Bosko, por sherbimi i urgjencave mberriti me shume vonese, i pa organizuar dhe me mangesi te theksuara ne sherbim.

Mu kujtua rasti i shperthimit te Gerdecit, kur sherbimi i urgjences ne nje kohe rekord, ju dha ndihmen mjeksore 300 te plagosurve. Ne ate kohe Beqja opozitar, deklaronte, se ambulancat nuk kishin qafore per te plagosurit!

Dje sherbimi i urgjences dhe transporti i te plagosurve u krye nga makinat e policise dhe nga vete qytetaret me makinat e tyre, sherbimi i urgjencave nuk funksionoi!

Ndaj sherbimi i urgjencave duhet te privatizohet, qe ky sherbim i urgjences te jete bashkekohor, ashtu si z.Beqja e ka ne zyre projektin e pregatitur vite me pare.

Nga ndjenja e pergjegjesise si ish minister, i bej thirrje Z.Beqaj ne menyre publike, kujdes me koncensionet e privatizimet, kujdes me radhen e tyre, kujdes me transparencen, konsultoju shume me specialistet e fushes perpara se te realizosh "endrrat e bukura" me koncensione!

Une jam konsoltuar me te gjithe ministrat e shendetesise para meje dhe kam perfituar shume nga keshillat dhe eksperienca e tyre, bejeni edhe Ju z.Beqja, ju garantoj se do orientoheni ne drejtimin e duhur!”, përfundon ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A u ndalua piloti gjerman se i prishi qetësinë kryeministrit Rama në bregdet?
Vasili për deklaratën e Palokës: Relaksuese, e mbështes plotësisht. Taksat? Lajtmotiv, zhvillimi ekonomik »
Article Logic
Execution time: 0.016551971435547
array(1) { ["section"]=> string(101) "nard-ndoka-shperthen-kunder-ilir-beqajt-konsultohu-si-une-para-se-te-realizosh-endrrat-e-bukura-18122" }