Nard Ndoka sugjerim pikant Edi Ramës: Ke nevojë për “Check – Up”…për një kontroll total (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 14:23 16-02-2016

 “Unë do ta filloja me Kryeministrin. Ai do një kontroll total, njëherë, si fillim, ta bëjë falas. Sepse ai shkon, është prezent bashkë me ministrin e shëndetësisë dhe asnjëherë nuk jep shembullin personal. Futet Kryeministri bën analizat, pas tij ministri Beqaj, sepse jam i sigurtë që njëri do të dalë me probleme”, ka thënë kësaj here Nard Ndoka.

Ndoka ishte i ftuari i emisionit 3-JAT në IN television ditën e hënë. Një intervistë ndryshe, e konceptuar mbi batuta e thënë nga Nard Ndoka. Por dhe aktualiteti i ditës nuk mund të kalohej pa batutën e kryetarit të demokristianëve. Kontrolli i plotë shëndetsor që ka zgjedhur të bëjë shumica e majtë, duket se ka shërbyer për të lëshuar batutën me pikante nga Nard Ndoka për Kryeministrin Edi Rama:

Në shumë raste thëniet apo lapsuset e Nard Ndokës kanë bërë xhiron e internetit, ndërsa edhe kolegët e tij deputetë kanë ngritur pyetje mbi vërtetësinë e tyre.

“Shkon deri në atë masë çoroditja sa, unë kam disa kolegë në parlament, që nuk janë shumë të vëmëndshëm me rrjetet sociale, por kanë dëgjuar nga fëmijët e tyre që i kanë të rritur. Fëmijët ju tregojnë se kështu ka thënën Nardi, dhe një ditë një kolege me pyeti vërtet i bën ato batuta…?”

Nard Ndoka thotë se batutën e ka në ADN, pasi vjen nga qyteti i humorit, Shkodra. Dhe për ta demostruar këtë Ndoka tregon këtë barcoletë:

“Pjesën e humorit e kam ADN sepse unë jam nga Shkodra, nuk është diçka që fshihet. Po ju tregoj barceletën e fundit të thënë në Shkodër. Kur ishte i ftohti i madh, ata thonin se: Aq ftohtë është në Shkodër sa në Tiranë dhe Ministri i Jashtëm u fut brenda”.

Shumë nga batutat që i kanë vënë emrin “Nard Ndoka’ nuk janë të thënë nga vetë ai, por Ndoka ka dhe të preferuarën që zgjodhi ta thotë për teleshikuesit e IN TV.

“Pjesa që më është dukur interesantë. Unë kam qënë  ministëri që futa ligjin kundër pirjes së duhanit në ambientet publike, dhe prisja kritika nga duhanpirësit. Ata thonin: ka thënë Nard Ndoka që pirja e duhanit shkurton cigaren, në fakt shkurton jetën. Ishte shumë interesante, me pëlqej, edhe sikur ta kisha thënë unë më është dukur e mirë”.

Si e komenton sot videon e publikuar nga pushimet e tij në Kubë Nard Ndoka:

“Ajo ishte futja kot. Ishte thjesht humor tranzit nga Kuba”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani takon homologun turk: Bashkëpunim në fushën e drejtësisë
Pas reagimit të Veliajt, nënkryetari Mazniku jep detaje për ndërtimin te Liqeni »
Article Logic
Execution time: 0.0262770652771
array(1) { ["section"]=> string(94) "nard-ndoka-sugjerim-pikant-edi-rames-ke-nevoje-per-check-up-per-nje-kontroll-total-video-32734" }