Nasa: Hëna e Jupiterit lëshon shtëllunga uji 200 kilometra të larta, ka oqean masiv (Video)

Publikuar tek: bota, më 20:32 26-09-2016 Nasa: Hëna e Jupiterit lëshon shtëllunga uji 200 kilometra të larta, ka oqean masiv (Video)

Astronomët e Agjencisë Aeronautike Amerikane (Nasa), kanë konfirmuar zyrtarisht dyshimet se nën sipërfaqen e Europës, hënës së Jupiterit, jo vetëm që ka një oqean gjigant, por uji prej tij shpërthen në rreth 200 kilometra lartësi.

Vëzhgimet e kryera me një nga teleskopët më të sofistikuar, Hubble, kanë hasur shtëllungat e ujit dhe avullit që shpërthejnë nga sipërfaqja e hënës së akullt, një aktivitet tepër i mistershëm.

“Oqeani i Europës është konsideruar si një nga vendet më premtuese potencialisht të mundshme për të mbartur jetë në sistemin tonë diellor”, tha drejtori i misionit të Nasa Geoff Yoder, raporton Neësbomb.al. “Këto shtullunga, nëse vërtet ekzistojnë, mund të ofrojnë një mënyrë tjetër për të mbledhur kampionë nga oqeani i nëndheshëm”.

Uji dhe avulli nga sipërfaqja e Europës shpërhten në 200 kilometra lartësi dhe më pas bie sërish në hënë. Oqeani i nëndheshëm mendohet të ketë dy herë më shumë ujë se oqeanet e Tokës. /Newsbomb.al/

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035651922225952
array(1) { ["section"]=> string(93) "nasa-hena-e-jupiterit-leshon-shtellunga-uji-200-kilometra-te-larta-ka-oqean-masiv-video-54188" }